Aktualitet31 Janar 2023, 09:00

Eksperti i IT: Qeveria mobilizon administratën para 14 Majit, drejtorët presione vartësve pse s’bëjnë “like” dhe “share”

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti i IT: Qeveria mobilizon administratën para 14 Majit,

Eksperti i IT Gent Progni

Eksperti i IT, Gent Progni thotë se të punësuarit në administratë e deri tek ministrat në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, kanë shqetësim kryesor menaxhimin e rrjeteve sociale dhe aktivitetin sa më të lartë të këtyre faqeve në internet për të rritur fiktivisht imazhin.

Kjo është zbuluar falë të dhënave të aplikacionit “Activist”.

“Pamë pse ky Facebook i ministrave dhe kryeministrit ishin shumë aktivë si ka mundësi se ishte diçka shumë e sforcuar. Nga investigimi doli ky app, Activist. Nga hulumtimi që i bëmë app kishte shumë probleme të mëdha.

Shoh probleme tek instalimi dhe post instalimi, të merr gjithë akseset, kamerat, regjistrimi zërit, vendndodhjen, fotot.

Kur instalohej duhej ta lidhje me llogarinë e rrjeteve sociale që të kontrolloheshe për veprimtarinë tënde.

Zbuluam URL që përdoreshin për këtë sistem. Zbuluam një pdf që mbledhjet e qeverisë nuk diskutonin më problemet e shqiptarëve por këtë pdf, postimin më të mirë më të keq të javës, profilet më të mira e më të këqija.

Kur nisën publikimet nisën dhe denoncimet e para. Më kanë shkruar shumë njerëz për presionet që kanë marrë nga drejtorët për instalimin, për aktivitetin që bënin, pse s’bën like e share. Pra çdo gjë bëhej për fasadë për të rritur audiencën në FB e gjithë kjo audiencë ishte fiktive, e rremë dhe s’kishte asgjë të vërtetë në statistikat e saj.”, tha eksperti në një intervistë për emisionin “Panorama e Mëngjesit”.

Një tjetër problem që shihet sipas ekspertit të IT, është se kur jemi pak muaj para zgjedhjeve lokale, janë shtuar frikshëm shkarkimet e aplikacionit në telefonat e shqiptarëve.

“Dje kemi parë një shqetësim të fundit që kemi 10 mijë shkarkime në Android, që është shifër shumë e madhe”., u shpreh ai.

Aktualitet #Activist PS zgjedhjet lokale