Aktualitet30 Janar 2023, 07:16

Eksperti i kriminalistikës: 1 milion kamera janë vendosur nga bandat në gjithë vendin

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti i kriminalistikës: 1 milion kamera janë vendosur nga bandat

Pedagogu Ervin Karamuço është shprehur se janë rreth 1 milion kamera të vendosura nga grupet kriminale në të gjithë Shqipërinë.

“Ky aksion ka ardhur nga një draft që u është dhënë nga ndërkombëtarët për reformimin e policisë, dhe ka akoma kamera mund të them janë rreth 1 milion kamera. Ka Elbasani pa fund, nuk kanë hyrë ende në kryeqytet”-tha ai ndërsa u diskutua operacioni “Fijet e krimit” që është zhvilluar prej disa ditësh në vendin tonë, ku dhjetëra kamera janë sekuestruar.”, tha eksperti.

Deri tani, në kuadër të operacionit ‘Fije’, policia ka çmontuar 181 kamera në 5 qarqe, më konkretisht 59 në Shkodër, 47 në Durrës, 16 në Vlorë 39 në Korçë dhe së fundmi 20 në Fier. Kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët. Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit, dyshohet në Gjermani.

Këto kamera ishin “sytë” e njerëzve të krimit për të monitoruar lëvizjet e policisë. Operacioni nisi fillimisht në kryeqendrën e veriut, Shkodër, ku kamerat ishin vendosur në lagjet e fiseve Lici dhe Bajri. Po ashtu edhe në Shijak ishin vendosur nga anëtarë të bandës së Avdyljave dhe konkretisht u vunë në hetim Albert Muharremin vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avdyli), Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali.

Aktualitet #1 milion kamera bandat kriminale