Aktualitet 5 Tetor 2022, 19:01

Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Në Shqipëri po prodhohen armë 3D, kriminelët po stërviten në poligone!

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Në Shqipëri po prodhohen

Vrasja e shqiptarit nga policia britanike, Karamuço: Armë të tilla po përdoren nga grabitësit edhe këtu tek ne

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se grupet kriminale kanë shtuar aktivitetin e tyre, duke futur madje edhe armët 3D në Shqipëri.

I ftuar në “ZonaZero”, Karamuço hodhi dyshime se grupet kriminale po prodhojnë armë 3D, strategji kjo e cila është vënë në përdorim edhe nga Ministria e Brendshme së fundmi.

“Grupet kriminale në vend kanë futur armët 3D, dyshojmë se kanë prodhuar armë në Shqipëri. Të rinj shqiptarë po i prodhojnë këto armë përmes printerave.

Printerat janë pajisje jo shumë të mëdhaja. Në lidhje me armët 3 D, është ndërtuar një strategji që është futur edhe tek ministria e Brendshme. Kostoja e një arme, që do ta krijosh në 3D, është kompotetive. Mund të themi se janë të një kuote të mesme.

Një tjetër detaji është se të rinjtë e përfshirë në grupe kriminale po shkojnë të stërviten në poligone”- deklaroi Karamuço.

Aktualitet Ervin Karamuço