Aktualitet 4 Shkurt 2023, 22:29

Eksperti kriminalistikës: Alda Klosi mund të jetë karrem, u la në përgjim që të serviret ‘zari’ i madh

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti kriminalistikës: Alda Klosi mund të jetë karrem, u la

Eksperti i kriminalistikës Dritan Rexhepi deklaroi në emisionin Review  se ish-zyrtarja Alda Klosi mund të jetë lënë e lirë këto kohë, si karem, për të interceptuar bisedat që ajo ka pasur me persona të tjerë.

Sipas tij vjedhja e parave dhe se kujt i përkisnin ato është një çështje shumë e lehtë nga prokuroria dhe mund të gjendej shumë shpejt sipas gjurmëve të gishtërinjve.

Ai shtoi se Alda Klosi ndoshta është lënë e lirë për të shkuar tek dikush tjetër më lart në detyrë se ajo.

“Kjo është nga ngjarjet më të lehta për tu zbuluar. Kam përshtypjen se për shkak dhe të ngarkesave të tjera kjo ngjarje ka pasur një frenim. Dhe akuzat e ngritura janë të lehta. Mund të ketë qenë dhe grup i strukturuar kriminal. Kjo ishte një ngjarje që kërciste që në fillim. Tek paratë lihet gjurma, përpunohet ‘rimidim’ dhe del gjurma e gishtave te paratë. Nga pikëpamja e provueshmërisë është e lehtë. Nuk është çudi që kjo zyrtarja të jetë si karem që të interceptohen bisedat që ajo ka pasur në telefon. Mund të ecet dhe diku më lart, për shkak dhe të situatës politike mund të serviret ndonjë zar i rëndë në fushëbetejë”, tha ai.

Aktualitet