Bota26 Shkurt 2022, 12:35

Eksperti rus zbulon planet e Kremlinit: Operacioni ndaj Ukrainës, dy javor! Popullariteti i Putinit mund të bjerë ndjeshëm

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti rus zbulon planet e Kremlinit: Operacioni ndaj Ukrainës, dy javor!

Eksperti rus zbulon planet e Kremlinit: Operacioni ndaj Ukrainës, dy javor! Popullariteti i Putinit mund të bjerë ndjeshëm

Sikurse është raportuar më herët, një numër i lartë personalitetesh dhe influencuesish rusë kanë kundërshtuar hapur vendimin e Kremlinit për të hyrë në luftë me Ukrainën, duke e konsideruar të pajustifikueshëm.

Përmes një raportimi për BBC, Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse, Andrey Kortunov shprehet se mbështetja e Putinit pas këtij vendimi mund të bierë.

Sipas Kortunov, shumë nga kolegët e tij në ministrinë e jashtme ishin gjithashtu “shumë të befasuar, të tronditur dhe madje të shkatërruar” kur panë se çfarë po ndodhte.

“Vendimi për të pushtuar është marrë në Kremlin”, beson ai.

Sipas Kortunov, “Nëse është një operacion i cili do të ketë viktima të kufizuara dhe do të konsiderohet si një sukses, popullariteti i udhëheqjes nuk do të bjerë.”, por nëse “ai dështon ta bëjë këtë, atëherë popullariteti i tij ka të ngjarë të bjerë”.

Plani fillestar i Putinit ishte të përfundonte operacionin brenda dy javësh, tha ai.

Bota Kremlini sulmet ruse ne ukraine