Ardjan Çekini, krahu i djathtë i Bujar Sejdinit është ekstraduar ditën e sotme në Itali
Ardian Çekini, pjesë e Ndranghetas, i arrestuar në Elbasan më 26 maj 2020, është ekstraduar sot drjet Italisë. Ai njihet dhe si krahu i djathtë i Bujar Sejdinajt, “bosi i Ngranghetas” për Shqipërinë dhe Ballkanin, i cili u ekstradua pak kohë më parë në Itali.
Disa muaj pas arrestimit të Çekinit në Elbasan, u zhvillua nëj operacion i madh antidrogë në disa shtete, ku u bë i mundur arrestimi i Bujar Sejdinat dhe 6 perosnave të tjetër. Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.
Njëkohësisht në Argjentinë u bë arrestimi i shtetasve:
-Ferdinando Sarago, korrier dhe njeri i besuar i Ndrangheta-s, i cili bënte lidhjen mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Ky shtetas kryente për llogari të organizatës kriminale, detyra të ndryshme operative dhe transport të dokumenteve sekrete;
-Giovanni di Pietro, lindur në Romë, me emrin M. P., me banim në Buenos Aires, ishte personi që bënte lidhjet midis furnizuesve të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane. Gjithashtu merrej dhe direkt me eksportin e substancave narkotike;
– Fabio Pompetti, lindur në Argjentinë, bashkëpunëtor i ngushtë i F. M., i cili u arrestua edhe në operacionin e kryer në nëntor 2019. Shtetasi F. P., falë rrjetit të tij të bashkëpunëtorëve në Argjentinë, merrej sidomos me anashkalimin e kontrolleve doganore dhe pastrimin e parave;
-Me bashkëpunimin e Interpol San Hoze në Costa Rica u arrestua në qytetin Jaco, shtetasi Franco D’Agapiti, lindur në Velletri/Itali, bashkëpronar i një hoteli Casino në Costa Rica.
Ky shtetas ishte vendosur në Costa Rica dhe ishte bërë pikë referimi për organizatat kriminale. Roli i tij ishte që të bënte të mundur dërgimin e kokainës në Itali, si dhe u siguronte anëtarëve të organizatës bazën logjistike dhe akomodimin në Costa Rica.