Kronike19 Shtator 2022, 07:16

Ekzekutimi i 19-vjeçarit në Shkodër, zbardhet thirrja e babait dy orë para se ta vrisnin

Shkruar nga Pamfleti

Një 19-vjeçar doli për të kaluar mbrëmjen me miqtë në një nga lokalet e Shkodrës, por kjo shëtitje e të riut përfundoi në tragjedi.

Erjon Xhenje u ekzekutua nga autorë ende të paidentifikuar me breshëri plumbash, teksa ndodhej brenda lokalit.

Ngjarja tronditi zonën e Kirasit në Shkodrës dhe qytetarët e pranishëm, ndërkohë që pak më vonë në vendngjarje ka mbërritur dhe i ati i viktimës.

 “Ku je, hajde në shtëpi se po errësohet”, ishin fjalët e fundit të babit të Xhenjës vetëm 2 orë para se të ndodhte vrasja.

I ati i viktimës, po shkonte në drejtim të Malit të Zi për t’u furnizuar me karburant, por diçka e ka penguar dhe është kthyer në banesë.

Më pas mori vesh lajmin e rëndë ku i biri kishte mbetur i vdekur pas 30 plumbash.

Pyetur nga policia i ati është shprehur se i biri nuk kishte konflikte, por vuante pasojat e kushërinjëve e tij.


smile

Kronike #Erjon Xhenje Shkodër