Aktualitet18 Tetor 2022, 14:27

Ekzekutimi i Klisman Preçit, Artan Hoxha tregon si e gjeti i ati të birin e vrarë: Dëgjoi krismat dhe u afrua, nuk e dinte kush ishin viktimat!

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Klisman Preçit, Artan Hoxha tregon si e gjeti i ati të

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me atentatin ku mbeti i vrarë Klisman Preçit dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Sipas gazetarit, autorët kanë lëshuar 120 predha në drejtim të makinës së blinduar duke menduar se i vranë, por Ibrahimi shpëtoi.

“Momenti tragjik është kur babai i Klisman Preçit shkoi për t’i dhënë ndihmë viktimave dhe nuk e dinte që në vendin e shoferit ishte pikërisht djali i tij. Kur u dëgjuan krismat, ai ishte shumë pranë dhe shkoi për ndihmë në krahun e Ylli Ibrahimit dhe pastaj gjeti të birin e tij në vendin e shoferit”, tha Hoxha duke shtuar se skuadra e qitësve profesionistë e kishte studiuar mirë terrenin për të realizuar vrasjen.

“Pas vrasjes, autorët dhe dy personat që kujdeseshin në terren për hapjen e shtegut të kalimit të tyre, hipën në makinën tip Audi dhe u larguan nga aty duke humbur gjurmët”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se më pas makina është gjetur nga vetë babai i Klinsman Preçit e braktisur në një tunel.

Aktualitet Artan Hoxha atentatet në Fushë Krujë