Aktualitet13 Qershor 2022, 21:23

Ekzekutimi në Bruksel, mediat belge “skanojnë” të shkuarën e Kasandër Nogës; prokuroria në dilemë për përfshirjen e tij

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi në Bruksel, mediat belge “skanojnë” të

Mediat belge kanë hedhur dritë mbi atentatin në Bruksel ku u vra Erion Hasanbelliu. Autor i dyshuar është 44-vjeçari shqiptar, Kasandër Noga.

Sipas mediave, në vitin 2005 ai është akuzuar për ekzekutimin e një tjetër bashkatdhetari të tij, vrasje e kryer në vitin 2001. Ai është akuzuar për vrasjen e Astrit Shperdhejas. Ky i fundit u qëllua për vdekje në mes të ditës në Sint-Jansplein në Antëerp nga një person që ngiste një biçikletë BMX.

Dëshmitarët okularë ishin dy djem 12-vjeçarë që po qëndronin në derën e një godine. Gjykata nuk u bind nga provat dhe e shpalli të pafajshëm Kasander Noga në vitin 2005.

Ndërkaq, sa i përket atentatit të ndodhur dy ditë më parë në mes të Brukselit, autoritetet belge nuk janë të sigurta nëse ai është në të vërtetë autori i ngjarjes. Ndërkaq, policia po analizon tërësisht pamjet nga kamerat e shumta në Place de Brouckère.

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Aktualitet Atentat Brukseli