Kronike19 Shtator 2022, 08:51

Ekzekutimi në Shkodër/ 19-vjeçari punonte te ferma e Asmer Bilalit, zbardhen pistat ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi në Shkodër/ 19-vjeçari punonte te ferma e Asmer

 Disa detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër, ku mbeti i vrarë 19-vjeçari Erjon Xhenje.

Burime bëjnë me dije se i riu i shërbente fermës dhe kuajve të Asmer Bilalit, një emër shumë i njohur në botën e krimit në Shkodër.

Ngjarja mendohet të jetë vazhdimësi e rivalitetit mes bandës së dy fiseve në qytetin verior, Bajri dhe Lici.

Në lagjen “Zooteknike”, është gjetur i djegur në afërsi të portës së familjes Lici, motori që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Vrasja ndodhi në lagjen “Kiras”, ku 19-vjeçari Erjon Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali.

Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.

Polica ende nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët, e vetmja gjë që kanë gjetur është një motoçikletë e djegur së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve.

Kronike #Erjon Xhenje pistat e hetimit Shkodër