
Dorjan Keqi është 40-vjeçari, autor i dyshuar për vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të lartë të Veriut, Saimir Jakut.
Keqi u arrestua nga policia e Lezhës, disa vite pas krimit të rëndë.
Ngjarja kriminale ku u vra Jaku dhe u plagos një shok i tij ndodhi në Mirditë më 9 shtator të 2016-ës.
Gjithashtu në banesën e vrasësit me pagesë, u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.
40-vjeari u arrestua pas 6 vitesh hetime dhe pas tij, që e ka paguar për të kryer vrasjen, sipas policisë qëndron një grup kriminal në Lezhë.
Autori Dorjan Keqi është lindur në Kurbin dhe banues në Krujë. Operacioni për arrestimin e tij është koduar “Gjurma” për shkak të gjurmës që kishte lënë vrasësi dhe që çoi në identifikimin dhe arrestimin e tij.