Numri i infektimeve me CoVid-19 vijon me rritje të ndjeshme në vend
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë tepër shqetësuese ku numri i rasteve të reja ka pësuar një rritje eksponenciale javët e fundit. Mësohet se CoVid-19 është futur përsëri në spitalin psikiatrik të Elbasanit “Sadik Dinçi”, duke rënduar situatën atje.
Burimet bëjnë me dije se janë konfirmuar 10 pacientë të infektuar në Spitalin psikiatrik të Elbasanit. Mësohet se disa infermierë janë në pritje të tamponit, pas shfaqjes së simptomave, duke e bërë spitalin psikiatrik një vatër të nxehtëve të infektimeve me Covid. . Elbasani është një ndër qytetet me situatë të rënduar të Covid-19, duke përfshirë mësues dhe edukatorë të prekur me koronavirus.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që janë kryer 2241 testime.
Sakaq u bë me dije se në 24-orët e fundit, betejën me virusin e kanë humbur 8 qytetarë, ndërkohë që është shënur rekord personash të shëruar duke kapur shifrën 564.