Showbiz27 Qershor 2018, 17:34

Eleni Foureira nuk e hedh për asnjë moment poshtë Shqipërinë, çfarë bën ajo këtë herë

Shkruar nga Pamfleti

Eleni Foureira nuk e hedh për asnjë moment poshtë Shqipërinë, çfarë bën ajo këtë herë

Që nga pjesëmarrja e saj në “Eurovizion” si përfaqësuese e Qipros dhe deklarata e saj se është krenare që është shqiptare,  këngëtarja Eleni Foureira dhe veprimptaria e saj ngjall shumë kuriozitet për shqiptarët dhe jo vetëm.

Duket se pas takimit me Ermalin dhe Gentin në “Eurovizion” Elenit nuk i ndahet shpirti nga shqiptarët. Duket se këngëtarja do të bashkëpunojë me stilistin shqiptar Niko Komani për një nga projektet e saj.

E themi këtë duke u nisur nga një video që Komani ka postuar në “Instastory” ku Eleni shihet në një dhomë me veshje, ndërkohë që argëtohet dhe kërcen.

Më tepër detaje nga kjo situatë presim të mësojmë në momentin kur të dy protagonistët të vendosin të zbulojnë për publikun se për çfarë bëhet fjalë.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

 

 

 

Showbiz