Showbiz24 Shkurt 2022, 16:25

Elgit Doda i famshëm nga Big Brother Vip?! Revoltohet Klea Huta: Nuk është rastësisht aty ku është sot!

Shkruar nga Pamfleti
Elgit Doda i famshëm nga Big Brother Vip?! Revoltohet Klea Huta: Nuk

Elgit Doda i famshëm nga Big Brother Vip?! Revoltohet Klea Huta: Nuk është rastësisht aty ku është sot!

Klea Huta ka reaguar e revoltuar pasi ndjekësit në Instagram i kanë shkruar se bashkëshorti i saj, kantautori i njohur Elgit Doda ka korrur sukses të madh pasi shkoi në shtëpinë e Big Brother Vip, ku performoi disa këngë  të njohura për publikun dhe shprehu hapur mbështetjen për mikun e tij Donald Veshaj.

Moderatorja u shpreh se këto komente vijnë nga njerëz që qëndrojë pas celularit duke gjykuar të tjerët, ndërsa theksoi se Elgit Doda është artist me A të madhe, i cili fle  në studio nga pasioni i madh për muzikën.

 

“Kur Giti bënte muzikë dhe flinte në studio nga pasioni i madh për vite me radhë për t’u bërë ky që është sot, disa prej jush akoma nuk kishin lindur, jo me ulen para televizionit me telekomandë në dorë apo ekranit të celularit duke thënë shpërfillur ‘he më mori dhe ky famë nga BB’.

Askush nuk është rastësisht aty ku është. Askush nuk i di netët pa gjumë, bërrylat e shumtë, refuzimet e shumta, vuajtjet, përjetimet. Të gjithë shohin fotografi të mëdha. Ky artist dhe po të mos ishte partneri im.

Është artist me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka. Ka punuar për të qenë aty ku është sot. Nuk ka ndenjur pas celularit duke gjykuar të tjerët”, iu përgjigj ajo ndjekësve.

Showbiz BBV Elgit Doda Klea Huta