Kronike25 Tetor 2022, 12:33

Elidon Çela ‘shpërthen’ në gjykatë: Ka pushtetarë që i vjedhin shtetit 4 milion euro e janë të lirë, unë bëj burg me paratë e mia’,

Shkruar nga Pamfleti

Elidon Çela ‘shpërthen’ në gjykatë: Ka pushtetarë që i vjedhin shtetit 4 milion euro e janë të lirë, unë bëj burg me paratë e mia’,

Elidon Çela, 32 vjeçari që u arrestua pasi iu kapën 522 mijë euro të pa deklaruara, ka reaguar ashpër sot nga salla e gjyqit: “Ka pushtetarë që ia vjedhin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”!

Ndërkohë Çela përballet jo vetëm me akuzën për mosdeklarimin në kufi të parave dhe sendeve me vlerë, por dhe me dyshimin për pastrim të produkteve të veprës penale.

32-vjeari Çela, administrator i kompanisë së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe drejtues i autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara, u arrestua më 21 tetor nga policia në portin detar të Durrësit, së bashku me dy ndihmës shoferët e tij.

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Çelën, ndërsa la të lirë dy ndihmësit e tij. Gjatë kontrollit në autobusin e linjës Padova-Lushnjë, që vinte nga Bari u gjetën të fshehura paratë që Çela po fuste në Shqipëri.

Ai ka pretenduar se paratë janë të pastra dhe produkt i punës së tij 27-vjeçare në Itali, ndërsa avokati deklaroi se do e ankimojë vendimin e gjykatës së Durrësit.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë konstatuan edhe një sasi mallrash të ndryshme të dyshuara si kontrabandë.


smile

Kronike 'shpërthen' #Elidon Çela gjykatë