Aktualitet 2 Dhjetor 2018, 12:14

Eliminime fizike për të mos lënë gjurmë! Rrezikshmëria e lartë e pushtetarëve, shqiptarët do të dëgjojnë emra urdhë

Shkruar nga Pamfleti
Eliminime fizike për të mos lënë gjurmë!

Eliminime fizike për të mos lënë gjurmë! Rrezikshmëria e lartë e pushtetarëve, shqiptarët do të dëgjojnë emra urdhëruesit e përdorimit të “këmbëzës”

Dramës disavjeçare shqiptare po i vjen fundi. Me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë po instalohen institucionet që do të zbardhin të vërtetat e mëdha. KLGj dhe KLP me Byronë Kombëtare të Hetimit janë drejt finalizmit.

Dhe nuk është vetëm korrupsioni, që ka kapur për fyti pushtetarët e lartë të Tiranës. Emrat e tyre janë të përfshirë në krime monstruoze. Rrethet e ngushta përflasin emra, por institucionet e reja të drejtësisë do të fshijnë errësirën.

“Shqiptarët do t’i djegin kur t’i dëgjojnë bëmat e tyre: paratë e depozituara nëpër banka jashtë vendit, pasurinë kombëtare të shitur privatisht, vrasjet që ka kryer korrupsioni i lartë shtetëror në bashkëpunim me krimin e organizuar. Gjithçka për grabitje vlerash, materiale dhe eliminim fizik për të mos lënë gjurmë.

Shqiptarët do të dëgjojnë emra varësisht që i kanë parë e po i shohin në sfera të larta të politikës apo të kompanive të mëdha tregtare. Do të dëgjojnë emra të njohur të kapitalit privat që janë marrë me pastrimin e parave të kryeministrave shqiptarë, e atë të të tjerëve të këtij lloji”, ishte paralajmërimi i avokat Spartak Ngjelës.

Ndërkohë Pamfleti.net ka ngritur siparin…

Ka një enigmë, që po nis të zbardhet, në lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokajt, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndodhur në portën e shtëpisë së tij në mbrëmjen e datës 8 dhjetor 2017.Në fakt, janë disa “rastësi e çudi”, që duhet të sqarojë komisar Bledar Çeliku e ish-ministri Xhafaj, sidomos faktin, që pikërisht, natën e vrasjes së vëllait të ish-deptuetit socialist Ndokaj, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të gjitha të maskuara me kapuç, ishin çuar në Lezhë, me urdhër të Ministrit Fatmir Xhafaj, por pa asnjë kërkesë operacionale, të Policisë Qarkut Lezhë. Janë disa “rastësi e çudi” të tjera, që lidhen me këtë rast, sipas të cilave rezulton, se ish-ministri Xhafaj, është emëruar në datën 23 mars 2017, votuar në parlament me urgjencë, me kërkesën e përshpejtuar, bërë kryeministrit, nga ish-kreu i kuvendit Ilir Metaj dhe grupi parlamentar i LSI që  e votoi, ndërkohë që ministrin Lleshaj e mbajti 1 muaj peng.

Kjo duket se do të jetë lemeria më e madhe që do të dëgjojnë hapur shqiptarët, se si njerëzit e veshur me pushtet kanë udhëruar përdorimin e “këmbëzës”, për të mbajtur karrigen dhe bizneset e errëta.

Dhe nuk janë vetëm vrasjet politike, po janë urdhrat e pushtetarëve që kanë çuar edhe në zhdukje dhe “larje hesapesh” me  kriminelët.

Si e çoi Fatmir Xhafaj “kamikazin” Bledar Çeliku në Lezhë, për të goditur “Ndokajt” dhe cili është “roli” i tij në vrasjen e vëllait të ish-deputetit

 

Aktualitet parlament