Sport 9 Gusht 2022, 16:47

Eliminimi i Sasuolos nga Kupa e Italisë nuk kalon pa pasoja, ylli i ekipt i vërsulet tifozit që po e ofendonte (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Eliminimi i Sasuolos nga Kupa e Italisë nuk kalon pa pasoja, ylli i ekipt i

Eliminimi i Sasuolos nga Kupa e Italisë nuk kalon pa pasoja, ylli i ekipt i vërsulet tifozit që po e ofendonte (Video)

Eliminimi i Sasuolos nga Kupa e Italisë përballë Modenës nuk ka kaluar pa pasoja. Tifozët e skuadrës së Serisë A kanë qenë shumë të acaruar me ekipin dhe vetë lojtarët gjithashtu. Kjo u pa qartësisht pas sfidës, kur ylli i Sasuolos dhe Italisë, Domeniko Berardi, iu vërsul një tifozi.

Ndërsa ekipi po largohej nga stadiumi, një tifoz shprehu pakënaqësinë e tij ndaj numrit 10 të Sasuolos. Ky i fundit nuk i priti mirë sharjet dhe ofendimet e tifozit, dhe iu shkëput nga duart edhe rojeve të sigurisë duke iu vërsulur për të larë hesapet vetë.

Vetëm ndërhyrja e të pranishmëve e më pas të forcave të rendit bënë të mundur që Berardi të largohej pa dhunuar tifozin, në një ngjarje që mund të kishte pasoja shumë të rënda për futbollistin e përfaqësueses italiane.

Furia Berardi dopo Modena-Sassuolo. Insultato da un tifoso, l’attaccante cerca vendetta @tvdellosport #sportitalia @Glongari @laballara @capuanogio ? pic.twitter.com/wTHLctRAka

— Michele Criscitiello (@MCriscitiello) August 8, 2022

Sport Domeniko Berardi Kupa e Italise Sasuolo