Politike27 Nëntor 2022, 10:59

Elisa Spiropali: Shqipëria avokatja e Kosovës për liberalizimin e vizave

Shkruar nga Pamfleti

Elisa Spiropali: Shqipëria avokatja e Kosovës për liberalizimin e vizave

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së përbashkët mes kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, theksoi se vendi ynë do të vazhdonte të kërkonte liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo tha se ishte absurde që të rintjë e Kosovës sot janë të izoluar krahasuar, me bashkëmoshatarët e tyre. Ndërsa shtoi se së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë aburde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugoslllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar. Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”- u shpreh Spiropali.


smile

Politike #avokate e Kosoves Elisa Spiropali seanca e jashtezakonshme Shqipëria