Politike17 Mars 2022, 20:11

Elmar Brok negociata për të sheshuar konfliktin në PD, Berisha: Erdhi të më kërkonte të mos kandidoj

Shkruar nga Pamfleti
Elmar Brok negociata për të sheshuar konfliktin në PD, Berisha:

Ish-kryeministri Berisha ka pranuar se ka pasur sot një takim me gjermanin Elmar Brok. Ky i fundit u përfol se ka ardhur në Tiranë për të negociuar një konsensus mes Berishës dhe Bashës.

Ish-kryeministri ka dhënë detaje nga takimi.  “Gjer me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës. Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme. Ka të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha. Do përgjigjem me fjalët e një mikut tim të huaj. Erdhi në Shqipëri, mik i vjetër. Elmar Brok tha, “Sali erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt”. Plotësisht”, tha ai.

Sipas Berishës, Brok insiston për bashkimin e PD. “Unë e qartësova, zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë. Por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën”, u shpreh Berisha.

Politike #Brok Berisha PD