Bota16 Nëntor 2022, 14:58

Elon Musk ultimatum punonjësve të Twitter: Angazhohuni intensivisht, ose largohuni

Shkruar nga Pamfleti
Elon Musk ultimatum punonjësve të Twitter: Angazhohuni intensivisht,

Elon Musk u ka dhënë ​​një ultimatum punonjësve të Twitter ditën e sotme. Ai u kërkoi  të angazhohen intensivisht ose të largohen. Konkretisht, punonjësit u njoftuan sot me email (16/11) se duhet të nënshkruajnë një zotim për të qëndruar në kompani.

“Nëse jeni i sigurt që dëshironi të jeni pjesë e Twitter-it të ri, ju lutemi klikoni “po” në lidhjen më poshtë,” thuhej në emailin për të gjithë stafin e Twitter, duke iu referuar një formulari në internet.

Kushdo që nuk e nënshkruan zotimin deri në orën 17.00, të enjten, ai u njoftua me të njëjtin email se do të marrë kompensim për tre muaj.

Elon Musk paralajmëroi punëtorët për një epokë “të re” në Twitter

Në emailin, i cili u nda me Washington Post, Elon Musk tha se Twitter do të duhet të jetë jashtëzakonisht i ashpër në vazhdim.

“Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata dhe me intensitet të madh. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të përbëjë një shkallë suksesi.”,  tha pronari i kësaj kompanie.

Email-i mbërriti sot, vetëm një javë pas takimit të parë të Elon Musk me punonjësit e Twitter dhe dy javë pasi ai urdhëroi pushime masive nga puna, duke shkurtuar afërsisht gjysmën e fuqisë punëtore globale të Twitter.

 “Ajo që funksionon në SpaceX dhe Tesla është se njerëzit janë në zyrë dhe ata janë punëtorë të zellshëm,” tha Elon Musk gjatë takimit të tij të parë me punonjësit e Twitter që nga shkurtimet.

Bota Elon Musk