Kulture20 Dhjetor 2022, 22:48

Elsa Lila rikthehet pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës

Shkruar nga Pamfleti
Elsa Lila rikthehet pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës

Këngëtarja Elsa Lila është rikthyer sonte në “Festivalin e Këngës” në RTSH për të konkurruar pas 25 vitesh, që kur fitoi çmimin e parë në festivalin e vitit 1997.

Ajo konkurron me këngën e titulluar “Evita”. Këngën Elsa ia kushton të bijës, e cila quhet Evita. Interesantja është se veshja e saj dhe paraqitje në skenë ka qenë thuajse njësoj me atë të 25 viteve më parë.

Sot u mbajt nata e dytë e Festivalit të Këngës dhe artistë që performuan janë:

1.Melodajna Mancaku

2.Permit of stay

3.Arsi Bako

4.Gjergj Kaçinari

5.Franc Koruni

6.Petrit Çarkaxhiu

7.Elsa Lila

8.Gent Hoxha

9.Evi Reçi

10.Manjola Nallbani

11.Lynx

12.Alban & Lore

13.Vanesa Sono

Kulture elsa lila festivali RTSH