
Elton Ilirjani kundër adoptimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale: "Nuk e bëj dot rolin e nënës"
Pasditen e sotme, në emisionin ‘’Ftesë në Pesë’’ me Bieta Sulon, u diskutua ligji më i ri në Francë, i cili kërkon zëvendësimin e fjalëve ‘’nëna’’ dhe ‘’babai’’ me termat ‘’Prindi 1’’ dhe ‘’Prindi 2’’ në të gjitha institucionet zyrtare, për të zvogëluar diskriminimin e fëmijëve me prindër të së njëjtës gjini.
Në një lidhje direkte me ‘’Skype’’ si përfaqësues i komunitetit LGBTI, Elton Ilirjani u bë pjesë e debatit, për të shprehur mendimin e tij mbi çështjen në fjalë. Ai tregoi qëndrimin e tij kundër, duke theksuar se pavarësisht të gjithave, mbetet konservator në ide dhe është besnik i modelit të familjes tradicionale. Ilirjani tregoi se është kundër martesës së çifteve homoseksuale, aq më tepër adoptimit të fëmijëve, pasi, sipas tij, asnjëri prej partnerëve në këto çifte nuk mund ta luajë dot rolin e nënës.