Aktualitet 4 Korrik 2018, 07:42

Ema Gashi, gjyqtarja që konkuron biznesmenët në gjurmët e motrës Rovena, kjo është pasuria e saj

Shkruar nga Pamfleti
Ema Gashi, gjyqtarja që konkuron biznesmenët në gjurmët e

Ema Gashi, gjyqtarja që konkuron biznesmenët në gjurmët e motrës Rovena, kjo është pasuria e saj

Gjyqtarja e Gjykatës së Durrësit Ema Gashi, pa frikë mund të renditet në rangun e biznesmenëve.
Pasuria që ajo disponon, të krijon idenë e një Agjencie Imobiliare. Në deklarimin e pasurisë në vitin 2017, Gashi thotë, se i janë shtuar pasuritë e patundshmërive.

Sipas saj kjo ka ardhur falë bashkëshortit të saj, biznesmen. Pavarësisht të ardhurave që merr nga qiratë e patundshmërive, apo të ardhurat që përfiton nga biznesi i bashkëshortit të saj, gashi ka deklaruar edhe një kredi.

Bëhet fjalë për një kredi të marrë në vitin 2014 në shumën 100.000 euro. Shuma e detyrimit financiar që ka mbetur e pashlyer deri në datën 31.12.2016 është 94.157.9 Euro.

Sipas deklaratës së pasurisë, burimi kryesor financiar i gjyqtares Gashi, është bashkëshorti.

Gjyqtarja Ema Gashi, ndryshe është lakuar edhe si motra e prokurores Rovena Gashi, e cila aktualisht është pezulluar nga detyra sëbashku me bashkëshortin Dritan Gina.

Sipas medivae Rovena Gashi ka fshehur pasurinë dhe thuhet se ka fshehur 16 prona duke mos i deklaruar pranë ILDKPI-së.

Bëhet fjalë për 14 apartamente në një pallat të vetëm në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës dhe për dy godina biznesi që ndodhen në lagjen numër 14 në Shkozet të Durrësit, të cilat janë të vendosura ne emër të babait të motrave Gashi dhe për të cilat thuhet se nuk është paguar energjia.

Ende nuk është sqaruar se kujt i përkasin këto apartamente, pasi është lakuar edhe emri i bashkëshortit të gjyqtares Ema Gashi, i cili është ndërtues.

Kështu nuk dihet nëse do të përballet me dyshimin për fshehje të pasurisë edhe gjyqtarja Ema Gashi, njësoj si e motra që dyshohet të fshihet pas emrit të babait Nuredin Gashi.

Pasuria e deklaruar nga gjyqtarja Ema Gashi
Është shtuar pasuri e luajtshme: Nëpërmjet kontratës se Uzufruktit me Kol datë 19.12.2013, prej kësaj date, e kam shtuar prej bashkëshortit Oliver Ushina të drejtën për përfitimin e vlerës së qirasë mujore mbi dy pasuri të paluajtshme në pronësi të bashkëshortit të deklaruara më parë konkretisht:

1.të qirasë mujore të një ambienti lokal me sipërfaqe 220 metër katror, në shumën prej 30.000 lekë në muaj, sipas Kontratës së qurase me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në vlerën _ 26.500 lekë në muaj, nga data 01.01.2016 deri në datën 31.12.2016. Tatimi mbi të ardhurat paguhet nga qiramarrësi dhe mbahet nga çmimi qirase në vleren 3.500 lekë në muaj.

2.të qirassë mujore të ambientit lokal me sipërfaqe 50 m2 në vlerën 100.000 lekë në muaj, sipas Kontratës së qirasë së datës 14.11.2013, në vlerën 100.000 lekë në muaj, nga data 01.01.2016 deri në datën 01.05.2016. Tatimi mbi të ardhurat paguhet nga qiramarrësi tej çmimit të qirasë.

Është shtuar:
1.Pasuri e luajtshme qira; në vlerën 20.000 lekë në muaj.

Viti i krijimit: 2016.

Burimi i Krijimit:
Në bazë të kontratës së qirasë me datë 07.11.2016, një sipërfaqe tokë truall, 30 metra katror në pasurinë e paluajtshme në bashkëpronësi me bashkëshortin Oliver Ushina, është dhënë me qira, kundrejt çmimit të qirase mujore prej 20.000 lekë në muaj, prej datës 07.11.2016 deri në datën 07.11.2018.

Prej datës 07.11.2016 shuma është 20.000 lekë dhe tatimi mbi të ardhurat paguhet nga qiramarrësi, tej çmimit të qirasë.

Të ardhura personale — paga vjetore neto për vitin 2016 si Gjyqtare ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vlerën e 1.116.721 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti- paga vjetore neto për vitin 2016 si menaxher i Shoqërisë “Ushina” Sh.p.k., në vlerën 501.600 lekë.

Hua e marrë me datë 04.02.2014 në shumën e huasë (principal) prej 100.000 euro.

Këstet e huasë janë shlyer nga vlera e qirave të rifituara nëpërmjet Kontratës së Uzufruktit me date 19.12.2013, prej bashkëshortit Oliver Ushima.

Gjatë vitit 2016 për këtë kredi janë paguar 7.241,95 Euro

Shuma e detyrimit financiar që ka mbetur e pashlyer deri në datën 31.12.2016 është 94.157.9 Euro.

Pasuria e deklaruar nga bashkëshorti

Është shtuar:

Pasuria e paluajtshme shtesë mbi objektin ekzistues, në proces legalizimi.

Një kat shtesë papafingo me sipërfaqe 120 metër katror.

Vlera sipas preventivit është 3.163.335 lekë.

Është shtuar: Pasuria e paluajtshme në bashkëpërdorim:

Ambient shërbimi me sipërfaqe 15 m2, ne katin e e dytë.

Ambient shërbimi me sipërfaqe 29 m2, në katin e parë

Ambient shërbimi me sipërfaqe 82 m2 në katin e dytë.

Ambjent shërbimi me sipërfaqe 30m2 në katin nëntokë.

Nuk është bërë vlerësimi, për shkak se, ende nuk është bërë rregjistrimi në Z.V.R.P.P Durrës.

Viti i kriiimit: 2016
Mënyra dhe Burimi i krijimit:

Këto ambiente shërbimi janë bashkëpërdorim të bashkëshortit Oliver Ushina dhe një tjetër shtetasi.
Rezulton se, shtetasi Oli Ushina është bashkëpronarë i pasurisë të paluajtshme të llojit tokë truall me sipërfaqe 231 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 75 m2, në Durrës.

Është shtuar:
Të ardhurat nga qiratë prej objekteve të marra në bashkëpërdorim në objektin, godinë pesë katëshe mbi tokë dhe një kat nëntokë

Viti i kriijmit: 2016
Mënyra dhe Burimi i Krijimit:
Me datë 27.02.2009, bashkëpronarët e truallit Oliver Ushiti dhe Indrit Hamiti, kanë marrë në bashkëpërdorim në vitin 2016, në gjendje të përfunduar katër njësi shërbimi dhe konkretisht: a. Ambjent shërbimi me sipërfaqe 15 m2, në katin e e dytë, b. Ambjent shërbimi me sipërfaqe 29 m2, në katin e parë, c. Ambjent shërbimi me sipërfaqe 82 m2 në katin e dytë, d. Ambjent shërbimi me sipërfaqe 30m2 në katin nëntokë.

Po në vitin 2016, këto njësi shërbimi i janë dhënë me qira personave të tjerë në bazë të kontratave, si më poshtë:

Ambjent shërbimi me sipërfaqe 15 m2, ne katin e dytë

Në bazë të Kontratës së qirase me datë 14.09.2016 i është dhënë me qira shtetasit kundrejt çmimit të qirasë prej 3.500 lekë në muaj. Tatimin mbi të ardhurat e paguan qiramarrësi, tej çmimit të qirasë.
Ambjent shërbimi me sipërfaqe 29 m2, në katin e parë.

Në bazë të Kontratës së qirasë me datë 20 .04.2016 i është dhënë me qira në vlerën 5.000 lekë në muaj.
Tatimin mbi të ardhurat e paguan qiramarrësi, tej çmimit të qirasë.

Ambient shërbimi me sipërfaqe 82 m2 në katin e dytë,

Ne baze te Kontrates se Qerase me date 19.01.2016 i eshte dhene me qera shtetasit kundrejt cmimit te qerase prej 26.500 leke ne muaj. Tatimin mbi te ardhurat e paguan qeramarresi tej cmimit te qerase.
Ambient shërbimi me sipërfaqe 30 m2 në katin nëntokë.

Në bazë të Kontratës së qirasë datë 20.04.2016 i është dhënë me qira shtetasit kundrejt çmimit të qirase prej 5.000 lekë në muaj. Tatimin mbi të ardhurat e paguan qiramarrësi, tej çmimit të qirasë.

Është shtuar:
Të ardhurat nga qiratë:

Qira në vlerën 20.000 lekë në muaj.

Viti i kriiimit: 2016.

Burimi i Krijimit:
Ne bazë të kontratës së qirasë me datë 07.11.2016, në një sipërfaqe toke truall më sipërfaqe 30 m2, në pasurinë e paluajtshme në Shkozet, Durrës, në bashkëpronësi me bashkëshorten, subjektin e deklarimit Ema Gashi, i është dhënë me qira shtetasit kundrejt çmimit të qirasë mujore prej 20.000 lekë në muaj, prej datës 07.11.2016 deri në datën 07.11.2018.

Tatimi mbi të ardhurat paguhet nga qiramarrësi tej çmimit të qirasë.

Të ardhura nga paga vjetore neto për vitin 2016 si menaxher i Shoqërisë “Ushina” Sh.p.k, në shumën 501.600 lekë.

Detyrim ndaj Shoqërisë “Ushina” Sh.p.k. shuma e shlyer në 0 lekë.

Shuma e pashlyer është 23.250.000 lekë.

Aktualitet Ema Gashi gjyqtarja që konkuron biznesmenët në gjurmët e motrës Rovena kjo është pasuria e saj