Bota 6 Maj 2022, 15:33

Embargoja e naftës ruse, Ursula von der Leyen: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë do miratohet!

Shkruar nga Pamfleti
Embargoja e naftës ruse, Ursula von der Leyen: Paketa e re e sanksioneve

Embargoja e naftës ruse, Ursula von der Leyen: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë do miratohet!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula  Von der Leyen tha ditën e sotme se është “e  bindur” se paketa e gjashtë e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë do të kalojë, ndërsa vendet anëtare vazhdojnë diskutimet për të tretën ditë radhazi.

“Kam besim se do miratohet kjo paketë. Mbase mund të duhet një ditë më shumë, por jam e sigurt që ne po ecim në rrugën e duhur.”, tha ajo.

Mobilizimi i paketës ka hasur disa pengesa këtë javë, ndërsa disa vende  i rezistojnë embargos së propozuara ndaj importeve të naftës ruse për shkak të varësisë së tyre energjetike.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban duke folur për radion hungareze të premten, e krahasoi propozimin e sanksioneve me një “bombë atomike” dhe tha se ia dërgoi atë Von der Leyen për ndryshime.

Ndërkohë negociata “po shkojnë në rrugën e duhur” për Republikën çeke, tha zëdhënësi i qeverisë Vaclav Smolkapwr të premten.

Von der Leyen iu referua Gjermanisë, e cila në fillim të konfliktit ishte rezistente ndaj një embargoje nafte, por që atëherë ka ulur importet e saj nga Rusia në 12% nga 35%.

“Vendet që tani po hezitojnë nuk janë aq larg. Ne jemi ulur, ndërsa flas, me këto vende në Bruksel, për të punuar me gjëra shumë pragmatike, si nga mund të sillet nafta alternative në këto vende.”, tha Von der Leyen.

Bota #embargo #nafte Rusi sanksione Ursula von der Leyen