Aktualitet 1 Qershor 2019, 05:50

Ëmbëlsira me veti shëruese që duhet ta konsumoni në mëngjes, ja si ta përgatisni

Shkruar nga Pamfleti
Ëmbëlsira me veti shëruese që duhet ta konsumoni në

Ëmbëlsira me veti shëruese që duhet ta konsumoni në mëngjes, ja si ta përgatisni

Ëmbëlsira e quajtur “Mëngjesi grek”, është e vjetër mbi 6 mijë vjet. Ajo për herë të parë u përgatit në Greqinë e Lashtë dhe në Lindjen e Mesme, ku përmendet edhe tek “Iliada” e Homerit me emrin “Intrion”.

Kjo ëmbëlsirë është një përzierje e 2 përbërësve super të shëndetshëm: susam dhe karamele. Këta dy përbërës mund luftojnë depresionin, sklerozën dhe presionin e lartë të gjakut.

“Mëngjesi grek”, ka shumë veti tjera shëruese. Është burim i zinkut, fibrave, magnezit, kalciumit, kaliumit, bakrit dhe një numri të madh të vitaminave. Kjo ëmbëlsirë gjithashtu rregullon nivelet e sheqerit në gjak, ndihmon në rregullimin e rrahjeve të parregullta të zemrës, në presionin e lartë të gjakut, dhe do ju jep energji.

Receta:

-Tahini (pastë e bërë nga susami i pastër),

-Mjaltë natyral.

Përgatitja:

Ju duhet një blender. Skuqni susamin në një tigan derisa të kthehet në ngjyrë të argjendtë. Kur të jenë ftohur hidhini në blender dhe shtoni susam ose vaj ulliri. I përzieni derisa të përftohet një masë-paste.

Përziejeni mjaltin, si dhe mund të shtoni disa arra, bajame ose fistikë nëse dëshironi. Bëni topa të vegjël nga përzierja dhe topthat i mbuloni me më shumë susam. Më pas i lini të ftohen në frigorifer dhe mund të konsumoni 2-3 toptha në ditë.

Grekët u jepnin këtë ëmbëlsirë luftëtarëve të tyre para se të shkonin në luftë, për energji dhe qëndrueshmëri.

Shendeti ëmbëlsira kuruese mëngjes