Sport23 Tetor 2022, 21:21

Emër i lakuar në kombëtaren shqiptare, 24-vjeçari realizon një perlë në kampionatin kroat (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Emër i lakuar në kombëtaren shqiptare, 24-vjeçari realizon

Emër i lakuar në kombëtaren shqiptare, 24-vjeçari realizon një perlë në kampionatin kroat (Video)

Sulmuesi Arbër Hoxha,i cili është pjesë e Slaven Belupo, i mrekulloi të gjithë me golin e shënuar në elitën e futbollit kroat. Emri i 24-vjeçarit është lakuar edhe te Kombëtarja e Shqipërisë, teksa në duelin e ditës së sotme ndaj Rijekës, nxori nga repertori i tij një perlë të vërtetë në minutën e 45, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Hoxha goditi me të djathtën nga jashtë zone, nga ku realizoi një kryevepër. Topi mori koordinatat e duhura dhe shkoi drejt e në trekëndësh. Një trajektore perfekte që i dha lojtarit shqiptar një gol spektakolar. Një perlë e gjitha për t’u shijuar. Për më tepër shikoni videon:

Sport Arbër Hoxha Slaven Belupo sulmuesi shqiptar