Bota10 Shkurt 2019, 11:18

Emergjenca kombëtare, presidenti jep alarmin: Burgim të përjetshëm përdhunuesve

Shkruar nga Pamfleti
Emergjenca kombëtare,  presidenti jep alarmin: Burgim të

Emergjenca kombëtare, presidenti jep alarmin: Burgim të përjetshëm përdhunuesve

Presidenti i Sierra Leone në Afrikë ka shpallur gjëndjen e emergjencës kombëtare për shkak të përhapjes së gjerë të përdhunimeve dhe dhunës seksuale në vend.

Julius Maada Bio deklaroi së të gjithë ata që përdhunojnë do të dënohen me burgim të përjetshëm.

Një e treta e mbi 8 mijë rasteve të dhunës seksuale dhe për shkak të gjinisë, që njoftohet në Sierra Leone vitin e kaluar, ishte ndaj të miturve.

Numri i saktë mendohet të jetë edhe më i lartë, por në përgjithësi në vendin afrikano-perëndimor, është tabu të flasësh për kirimet seksuale.

“Ne si vend, duhet të ngrihemi dhe ta godasim këtë plagë të rëndë”, Tha presidenti Bio kur shpalli emergjencën.

Ai tha se spitalet qeveritare do të ofrojnë trajtim mjekësor falas për viktimat e përdhunimit dhe abuzimit seksual.

Përveç kësaj, zoti Bio tha se një divizion i veçantë për viktimat e përdhunimit dhe dhunës seksuale dhe një gjykatë e posaçme do të ngrihet për t’i trajtuar me shpejtësi këto raste.

Bota burgim i përjetshëm gjendja emergjente perdhuimi