alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Emigrantët sërish në protestë, kërkojnë njohjen e kontributeve nga Italia; pensionet ende pa zgjidhje

02/12/2021, 18:45
ne Aktualitet
A A

-Lexo edhe:

“Dona nuk ishte e droguar”, flet i dashuri i shqiptares që vrau veten në burg: Atë e braktisën të gjithë

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

Qindra emigrantë shqiptarë do të manifestojnë nesër në kryeqytetin italian, Romë për të kërkuar njohjen reciproke të viteve të punës si në Shqipëri e në Itali e të drejtën e tyre të marrjes së pensionit.


Manifestimi është organizuar nga shoqata “Diaspora 91-99”, ditën e nesërme, në orën 14:00.

Përfaqësues të saj, emigrantë shqiptarë, politikanë e shtetas italianë që mbështesin këtë kërkesë, do të protestojnë rreth dy orë e në mënyrë paqësore përballë selisë së Ministrisë së Punës e Çështjeve sociale. Ata shpresojnë që një delegacion i tyre të pritet nesër nga ministri Orlando apo stafi i tij.

Banderola që do të mbajnë mbi gjoks rrëfejnë historinë e jetës së tyre: “Jam 63 vjeç, e kam mbi 40 vite punë, më bëni pensionist“, “Punët e rrezikshme janë të ndaluara me ligj pas moshës 63 vjeç , por ne jemi të detyruar të punojmë“, “Pse të diskriminohen vitet e punës jashtë kufijve italianë?“

Tashmë në moshë pensioni, përtej 67 vjeçarëve, shumë emigrantë shqiptarë janë të detyruar të punojnë, pasi vitet e punës në Itali nuk u garantojnë pensionin e plotë. Shumë të tjerë janë të detyruar të jetojnë në kushte ekonomike jo të favorshme e të pranojnë daljen në pension me një pagë sociale që u ofrohet nga shteti e që është shumë herë më e ulët në vlerë.

Në mars të vitit 2021, Ministri italian i Punës e Çështjeve Sociale, Andrea Orlando deklaroi se “Italia është bërë palë aktive për t’i dhënë një përgjigje pozitive kërkesës së emigrantëve shqiptarë.“

Për njohjen reciproke të viteve të punës së emigrantëve shqiptarë në Itali një rol kyç ka dhe qeveria shqiptare e cila duhet të nënshkruajë një marrëveshje të përbashkët me qeverinë italiane. Një marrëveshje dypalëshe të pensioneve, Italia e ka nënshkruar prej kohësh me disa vende si me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, me Argjentinën, Tunizinë, Bosnjën, Izraelin, Meksikën, Kandanë, Brazilin etj, por jo me Shqipërinë. E prej vitit 2013 qeveria shqiptare e rendit këtë problem në listën e premtimeve elektorale por deri më sot nuk ka asnjë hap konkret në bisedime institucionale mes dy vendeve.

Emigrantët shqiptarë në Itali përmes apeleve mediatike e letrave të dërguara pranë institucioneve italiane, kanë hapur rrugën e bisedimeve, por i takon autoriteteve shqiptare të bëhen zëri i emigrantëve për firmosjen sa më shpejt të kësaj marrëveshje. Në këtë fazë emergjence social-ekonomike pandemike që ka përfshirë Italinë, kontributi i qeverisë shqiptare për kërkesën e emigrantëve bëhet thelbësor./Ora news

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

“Dona nuk ishte e droguar”, flet i dashuri i shqiptares që vrau veten në burg: Atë e braktisën të gjithë

11/08/2022, 19:38
Aktualitet

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

11/08/2022, 16:02
”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare
Aktualitet

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare

11/08/2022, 14:31
Foto Ilustruese
Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: Nga 14 vatra në 24 orët orët e fundit, 3 janë ende aktive

11/08/2022, 13:37
Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj
Aktualitet

Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj

11/08/2022, 12:55
KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme
Aktualitet

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme

11/08/2022, 10:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Ovacione dhe duartrokitje për Armando Brojën, tifozët e Southampton të dashuruar me sulmuesin e kombëtares (Video)

Ovacione dhe duartrokitje për Armando Brojën, tifozët e Southampton të dashuruar me sulmuesin e kombëtares (Video)

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36

Goran Rakiç takohet me komandantin e KFOR-it, kundërshton vendimet e Kurtit

11/08/2022, 23:28

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

11/08/2022, 23:02

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

11/08/2022, 22:56

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do të shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira dhe dhunë në shtator

11/08/2022, 22:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In