
Emina Çunmulaj dhe Dua Lipa dedikim të veçantë për ikonën e modës që u shua sot
Sot është ndarë nga jeta dizenjuesi i markës “Channel” Karl Legerfeld.
Shumë artistë kanë postuar foto me të ndjerin duke shprehur keqardhjen për humbjen e tij, si dhe mirënjohjen për rrobat që ju ka dizenjuar. Emine Çunmulaj bashkë me Dua Lipën i dedikuan nga një postim në profilet e tyre “Instagram”, dizenjuesit të famshëm.
Me anë të disa fotove ndër vite, veshur nga Karl-i, Emina Çunmulaj shruan: “Faleminderit që ishe kaq human dhe nuk më trajtove vetëm si një kaluese në pasarelë, por gjithmonë më pyesje për prejardhjen dhe kulturën time”.
Ndërsa Dua Lipa në postimin e saj shkruan: “U prefsh në paqe Karl, pata nderin të takoja një herë në Paris. Moda humbi një ikonë, por vizioni yt do të jetojë përgjithmonë”.