Emina Çunmulaj është një nga modelet më të spikatura në shqipëri dhe jo vetëm. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj pesonale dhe jo vetëm.
Pas tronditjes së rëndë që mori vendi nga tërmeti i datës 26 nëntor të gjithë vipat janë solidarizuar duke kontribuar që situata të përmirësohet sado pak për familjet e prekura.
Ashtu sikurse shumë të tjerë, edhe Emina Çunmulaj po dhuron një shumë goxha të madhe parash për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues që la të vdekur 51 persona dhe qindra të plagosur.
Modelja e famshme shqiptare, njihet për shumë bamirësi dhe kësaj radhe, në një lidhje live me Skype në emisionin special të NIN-it për mbledhje fondesh për Shqipërinë, ajo njoftoi se dhuron 10 mijë dollarë për popullin shqiptar.
Gjatë lidhjes direkte, Çunmulaj nuk mbajti dot lotët por premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri për të bërë atë që ia do zemra.