Çelsi barazoi me Mançester Junajtid në shtëpi me rezultatin 1-1. Loja ishte e luftuar nga të dyja anët. Një lajm i mirë për londinezët është rikthimi i Lukakut pas dëmtimit. Ronaldo nga ana tjetër u fut zëvendësues.
Vendasit ishin më kërkues në fushën e lojës, ndërsa Junajtid priste të dilte me kundërsulm. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” kaluan në avantazh me Sançon. Anglezi përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe i vetëm përballë portierit nuk e pati të vështirë të shënonte.
Jadon Sancho’s goal against Chelsea ❄️ pic.twitter.com/gOEUk7BoO6
— The United Zone Podcast (@UnitedZonePod) November 28, 2021
Çelsi u hodh në sulm për të kërkuar barazimin dhe e gjeti në minutën e 69. Zhorzhinjo shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pati minuta dhe për Romelu Lukakun, i cili u kthye nga një dëmtim i rëndë.
GOL DE JORGINHO
Chelsea 1×1 Manchester United@HTE__Sports pic.twitter.com/AhsQ9p0Bqh
— Vídeos (@vidsgrw) November 28, 2021
Ronaldo – Befasia e madhe e mbrëmjes ishte lënia në stol e Kristiano Ronaldos nga Kerrik. Në fakt, habi se si CR7 u fut vetëm në minutën e 64 në vend të Sanços.
Me këtë barazim, Çelsi mbetet në vendin e parë në renditje me 30 pikë, por që rrezikohet nga Mançester Siti. Junajtid nga krahu tjetër shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e tetë.