alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Emrat/ 11 drejtues të PD që ishin “kasafortat” e krimeve të Saliut; të vdekur nga sëmundje, prita e aksidente misterioze

31/05/2021, 10:27
ne Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare, Kryesore
A A
  Emrat/ 11 drejtues të PD që ishin “kasafortat” e krimeve të Saliut; të vdekur nga sëmundje, prita e aksidente misterioze

  Emrat/ 11 drejtues të PD që ishin “kasafortat” e krimeve të Saliut; të vdekur nga sëmundje, prita e aksidente misterioze

RETRO/ Të gjithëve ua ka vënë emrin dhe bustet nëpër shkolla, sheshe e rrugë/ Mbase nuk ka ende prova, por ka dëshmi e akuza të shumta, rreth faktit se të gjithë janë dërguar për mjekim me urdhër të Sali Berishës, në të njëtin spital në Itali, kanë dalë me të njëjtën “diagnozë” e nuk janë kthyer gjallë; indicie kjo për dyshime se i interesuar, inskenues dhe financues për këto “vdekjeje e vrasjeve të befasishme”, ka qenë personi i shpallur “non grata” nga SHBA

(Shkrimi është publikuar nga “Pamfleti” më 6 korrik 2018, përshtatur me aktualitetin)


-Lexo edhe:

Nga roli i Damir Fazlliç, te aferat e Berishës, prapaskenat e koncesionit për pullat fiskle dhe qoka me zgjatjen e kontratës

Afera e zyrtarit të FBI përmbys raportet në PS

Prej 10 ditësh, Sali Berisha i bërë “leckë” botërisht, po përdor klanet, skutat dhe marifetet e tij djallëzore, për të zhbërë dhe pastruar vendimin “Person e familje non grata” që i bëri SHBA.

E vemtja “fije” ku po kapet Sali Berisha për të shpëtuar nga kjo goditje fatale, është deklarimi se “SHBA nuk ka prova”, mirëpo prova krimesh e aferash korrupsioni, ka aq shumë sa nuk ka as avokat e as lum në botë t’ia pastrojë.

Sot po publikojmë një fakt, me bazë dëshmi e akuza të shumta, që krijon indicie provash; lidhur me vdekjet befasishme dhe vrasjet në mitingje, prita e aksidente të drejtuesve të lartë të PD, që kanë qenë “kasaforta” e krimeve të Sali Berishës.

BASHKIM GAZIDEDE/ Ish-shefi i SHIK, “puseta” e gjithë krimeve që piketonte, ideonte dhe urdhëronte Sali Berisha kundër individëve të politikës, medias, opozitës e biznesit.

Në vitin 1997 arratiset e kthehet në vitin 2005 kur Saliu e gradoi “Shef i hipotekave”, por edhe ky u “sëmur befasisht” dhe nën përkujdesjen e Saliut, çohet urgjent “për kurim” në të njëjtin spital në Itali, ku vdiq nga e njëjta sëmundje si Zhulali, Spahia e Arbnori.

AZEM HAJDARI/ Njeriu që dinte gjitha pisëllëqet dhe krimet e Sali Berishës, vritet befasisht në atentat para zyrave të PD më 12 shtator 1998, me skenar të Berishës, që e nxori nga selia e partisë dhe e çoi drejt kurthit.

SAFET ZHULALI/ Ish-ministri i Mbrojtjes, që në vitin 1997 vërsuli ushtrinë dhe avionët me LHL kundër popullit, braktisi postin dhe u arratis në Itali me familjen.

U rikthye në Shqipëri pas 4 vitesh ekzil dhe deklaroi se “ngjarjet e 97-ës janë gropë e zezë, që nuk do të hapet kurrë”; por “befas” sëmuret rëndë dhe nën përkujdesjen e Sali Berishës, çohet “për kurim” dhe vdes në një spital provincial napolitan në Itali.

ALI SPAHIA/ Njohës i veseve e krimeve të Saliut që nga vitet studentore, ideator, skenarist dhe “kasafortë” e pisllëqeve të bëra në pushtetin 1992-1997; u “befas u sëmur” dhe nën përkujdesjen e Berishës u dërgua në Itali, por vdiq në të njëjtin spital dhe nga e njëjta sëmundje si Zhulali.

PJETËR ARBNORI/ Simboli antikomunist i PD, si Kryetar Kuvendi e “bekoi” dy herë President Republike Sali Berishën; dinte gjithë prapaskenat e bëra prej Berishës në vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Edhe ky u “sëmur befasisht” dhe nën përkudesjen e Saliut, çohet urgjent “për kurim” në Itali, dhe ndahet nga jeta më 8 korrik 2006, në të njëjtin spital e nga e njëjta sëmundje që vdiqën Zhulali e Spahia.

SOKOL OLLDASHI/ Një nga figurat kryesore të PD, potencial për zëvendësimin e Berishës në krye të PD; kandidoi përballë Lulzim Bashës që u vendos nga Berisha si trashëgimtar i partisë.

Por 3 muaj pasi iu vodhën votat nga klani “Berisha” në kongresin e PD dhe u shpall “armik”; çuditërisht e befasisht humbi jetën në një aksident rrugor në ‘humnerë’… por pa gërvishur makinën.

GRAMOZ PASHKO/ Më 16 korrik 2006, u gjet i plagosur në koma brenda detit në Palasë (Dhërmi). Me urdhër të Berishës u nis me helikopter për në Itali e te i njëjti spital, por helikopteri u rrëzua në det me Pashkon, djalin e tij, pilotët e 2 mjek, pa u mësuar kurrë shkaku.

FERID HOTI/ Një nga miqtë më të afërt të Sali Berishës qysh nga vitet studentore; dinte shumë sekrete të jetës dhe punëve të pista të Berishës si sekretar partie në spitall por sidomos për vrasjet e 2 prillit në Shkodër; edhe ky “befas u sëmur rëndë” dhe me urdhër të Berishës, çohet në Itali, në spitalin ku ishin dërguar të tjerët, dhe vdiq në atë spital dhe nga e njëjta sëmundje si ata.

GËZIM DIBRA/ Ish-deputet i PD, dinte gjithë veprimtarinë e Berishës gjatë viteve 1990-1992 në Shkodër, por “befas u sëmurë rëndë” dhe nën përkujdesjen e Sali Berishës, çohet urgjent në Itali në të njëjtin spital, ku ishin dërguar të tjerët; ku ndahet nga jeta pa u dhënë asnjë shpjegim.

FERDINAND PONI/ Shërbestari i Saliut në KQZ, Këshillin Bashkiak-Tiranë, pjesëmarrës i çdo skenari eleminimesh e kandidimesh klanore brenda PD. Ndaj tij nisi hetimi si organizator i tenderit të pasaportave, por një ditë pas daljes nga prokuroria, Sali Berisha e dërgoi me “shërbim pune urgjent” në Prizren, ku pas drekës në një lokal, pësoi atak kardiak në tavolinë.

KOLIN GJOKA/ Ish-kryetar i Forumit Rinor të PD, i zgjedhur nga të rinjtë me votë të pastër, konsiderohej figurë potenciale në rradhët e politikanëve të rinj të PD; i kishte kërkuar Berishës pastrimin e PD nga spiunët dhe shkatërruesit e saj, por “befas u sëmur rëndë” dhe nën përkujdesjen e Berishës, u çua “për kurim” në të njëjtin spital në Itali, ku vdiq me të njëjtën sëmundje si Zhulali, Spahia, Arbnori, Hoti e Dibra./Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
"Do fshijmë nga harta çdo ndërtim pa leje", Rama paralajmëron nisjen e aksionit të IKMT në Shëngjin

Nisma “Gati për Shqipërinë”; Rama nxjerr shifrat e ekselentëve që aplikuan për "punët e mëdha" të mandatit të tretë

Nga ministri Peleshi te drejtuesit lokal, PD flet me emra në KAS: Një votë në Korçë u ble deri në 300 euro

Nga ministri Peleshi te drejtuesit lokal, PD flet me emra në KAS: Një votë në Korçë u ble deri në 300 euro

Lajmi i Dites

 Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

 Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

30/01/2023, 14:03

Lajmet e fundit

Nga roli i Damir Fazlliç, te aferat e Berishës, prapaskenat e koncesionit për pullat fiskle dhe qoka me zgjatjen e kontratës

31/01/2023, 15:20

Von Cramon dorëzon draft-raportin për anëtarësimin e Kosovës në BE: Angazhohuni në dialog me Serbinë!

31/01/2023, 15:03

Vjosa Osmani kritikon BE: Plani franko-gjerman është i paqartë në zgjidhjet që ofron

31/01/2023, 14:59

Alibeaj prezanton një tjetër kandidat për zgjedhjet vendore, zyrtarizon Dritan Sulën për Dimalin

31/01/2023, 14:46
Avokati Spartak Ngjela

SPAK nisi hetimet për dosjen “McGonigal”, Spartak Ngjela: Rama ekstradohet nëse del i implikuar

31/01/2023, 14:32

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Kemi nisur hetimet

31/01/2023, 14:20

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In