Aktualitet 2 Qershor 2018, 15:07

Emrat/ Arrestohet biznesmeni dhe tre persona, iu sekuestrohen pronat

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Arrestohet biznesmeni dhe tre persona, iu sekuestrohen pronat

Emrat/ Arrestohet biznesmeni dhe tre persona, iu sekuestrohen pronat

Sot në mëngjes, në Fier katër persona janë vënë nën akuzë për pastrim parash. Pas arrestimit të katër anëtarëve të grupit që merrej me trafik, ka vepruar gjykata, duke sekuestruar pasuritë e shtetasve të vënë në pranga.  Kjo sepase pasuria dyshohet se është vënë në mënyrë të paligjshme.

 

Prokuroria e Fierit thotë se po vijon hetimet e nisura nga viti 2010 për të zbuluar edhe personat e tjerë që ishin të përfshirë në rrjetin e pastrimit të parave, ndërsa gjykata ka vendosur masën sekuestro preventive ndaj pasurive personave të arrestuar dhe që po hetohen në gjendje të lirë.  Akuza që është ngritur ndaj Xhevahir Trokës dhe 4 personave të tjerë është ajo e “pastrimit të prdoukteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

 

 

Anëtarët e grupit:

 

Xhevahir Troka- I arrestuar
Shpëtim Çilotaj-Në kërkim
Vladimir Çilotaj- Në kërkim
Agur Çilotaj- Detyrim paraqitje
Jonida Çilotaj- Detyrim paraqitje

 

Aktualitet Fier grupi pastrim parash