Anti-Mafia29 Dhjetor 2022, 12:12

Emrat/ Cilët janë miqtë e Bablokut që u arratisen para arrestimit

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Cilët janë miqtë e Bablokut që u arratisen para

Emrat/ Cilët janë miqtë e Bablokut që u arratisen para arrestimit

Prova të shumta kohët e fundit, si rasti i Amant Josifit të rrjetit “Call-Center”, dëshmojnë se Policia e SPAK, që ua di lidhjet me Bablokun dhe padyshim me “bekimin” e tij; i njoftojne t’ia mbathin para nxjerrjes së urdhër-arrestit ose para ekzekutimit të urdhërit

Sipas regjistrit të Prokurorisë e SPAK, aktualisht janë 183 zyrtarë shteti, 46 biznesmenë dhe 66 kriminelë, trafikantë e kontrabandistë, të lidhur me politikën, të cilët janë në kërkim, ose bëhet sikur kërkohen, ngaqë janë lejuar të largohen kundrejt ryshfeteve e lidhjeve të zeza.

Por nuk është rastësi apo paaftësi e drejtësisë dhe e policisë, fakti që gjithë zyrtarët e pushtetit dhe kriminelët që janë pjesë e aferave dhe pisllëqeve të kryeministrit Edi Rama e familjarëve të tij, arratisen nga Shqipëria para prangosjes.

Provat e shumta kohët e fundit, si rasti i Amant Josifit të rrjetit “Call-Center”, dëshmojnë se Policia e SPAK, që ua di lidhjet me Bablokun dhe padyshim me “bekimin” e tij, i njoftojnë t’ia mbathin para nxjerrjes së urdhër-arrestit ose para ekzekutimit të urdhërit.

Ja disa prej atyre që kanë patur lidhje me zullumet e Edi Ramës:

– Avdiol Dobi, administratori “kukull” i përdorur nga kryeministri Edi Rama e oligarku Bashkim Ulaj, për të zhvatur 30 milionë Euro te Unaza e Re dhe OST, arratisur 1 javë para arrestimit.

– Klodian Gradeci, ish-drejtori i OST, mik i Edi Ramës dhe kryetari i një zone votimi të PS, arratisur 3 ditë para se ta arrestonin për tenderin 10 milionë Euro, që i dha me letra amerikane false firmës “D’H Albania” të oligarkut Bashkim Ulaj.

– Agim Kajmaku, ish-kryetar i Bashkisë Vorë, u arratis 5 ditë pasi kishte  dalë urdhër- arresti.

– Ervin Mata, njohur si “Boli Kokainës”, ortak ndërtimi i Edi Ramës, mik i kriminelit Talo Çela dhe pronar i hotel “Victoria”, që po ndërton kullën 100 metër të lartë te ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, në vitet 2014-2019 është arratisur 3 herë pas daljes së urdhër- arresteve.

– Albana Ferra, mikeshë e Edi Ramës, ish- Drejtoreshë e Kabinetit në OSHEE, arratisur 2 ditë pas nxjerjes së urdhër- arrestit nga SPAK, për ryshfetin 132 mijë Euro që mori nga një kompani italiane të lidhur me Olsi Ramën.

– Çifti Olsi e Elda Ibro, sponsor të fushatave të Edi Ramës e të PS, lejuar të arratisen në Francë, para se të arrestoheshin për mashtrim dhe vjedhje të mijëra qytetarëve në vlerën 50 milionë Euro, me 7 kompani fantazma kredidhënëse, avokatore e përmbaruese.

Florenc Çapja, mbështetës i Edi Ramës e Taulant Ballës në fushatat elektorale e votimet në Elbasan; 1 ditë para arrestimit u arratis familjarisht në Dubai.

– Dritan Gramozi, mik i Edi Ramës dhe sponsor i PS dhe kreu i bandës që trafikonte klandestinë nga Shqipëria në SHBA, Kanada e Angli. Sekserët e tij u prangosën, ndërsa ai u lejua të arratisej.

– Trifon Murataj, pronari i “Bana King”, sponsor i fushatave të Edi Ramës e të PS në Fier e Tiranë, arratisur për në Dubai, 1 ditë para se të arrestohej, për trafikimin e 35.5 kg. kokainë në Portin e Durrësit, ndërsa më 31 dhjetor 2021 e më 17 korrik 2022 nuk u prek fare dhe u lejua të dilte nga Shqipëria, megjithëse trafikoi mbi 2 ton kokainë.

Alqi Bllako, i përdorur nga Edi Rama në aferën e landfilleve, ditën e heqjes së imunitetit si deputet e nxjerrjes së urdhër- arrestit, u lejua të arratisej për në Dubai, por shkoi deri në Aeroportin e Prishtinës dhe Edi Rama e ktheu mbrapa me ultimatum të SHBA.

Klodian Zoto e Stela Gugallja, ortakë të Edi Ramës në aferën e landfilleve, u lejuan të arratiseshin 2 ditë para se të zbatohej urdhër-arresti, e po kështu Mirel Mërtiri e italiani Giuseppe Ciaffaglione për landfillet Fier-Tiranë.

Amant Josifi, ortak i Olsi Ramës në rrjetin “Call Center”, u lejua të arratisej megjithëse Drejtësia e Spanjës kishte dërguar urdhër-arrestin, SPAK e Policia nuk e prangosën. / Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #Cilët janë miqtë e Bablokut që u arratisen para arrestimit Emrat