alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Emrat/ Fëmijët e gjyqtarëve të shkarkuar nga vettingu pranohen në Shkollën e Magjistraturës për t’u bërë prokurorë dhe gjyqtarë të rinj

28/06/2022, 19:18
ne Aktualitet, Tirana
A A
Gjyqtari Albert Meça del para vettingut, BIRN: Çfarë u zbulua nga analiza e pasurisë

Gjyqtari Albert Meça del para vettingut, BIRN: Çfarë u zbulua nga analiza e pasurisë

Fëmijët e disa prej gjyqtarëve të shkarkuar nga vettingut do të bëhen pjesë e drejtësisë së re. Dy kandidatë për prokurorë nuk u lejuan për t’u bërë pjesë e Shkollës së Magjistraturës pasi nuk kaluan kriterin e pasurisë dhe figurës

Shkruan Adriatik Doci 


-Lexo edhe:

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare

Baballarët u shkarkuan nga vettingu si gjyqtarë për pasuri të paligjshme, fëmijët e tyre pranohen në Shkollën e Magjistraturës si kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj. Mirjon Brahimllari është pranuar në Shkollën e Magjistraturës, profili prokuror, për vitet akademike 2021-2024. Mirjon Brahimllari është i biri i ish-gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda, Gurali Brahimllari, i shkarkuar nga organet e vettingut me vendim të formës së prerë pasi nuk justifikonte plotësisht pasurinë me të ardhura të ligjshme.

Matilda Çela është shpallur fituese në provimin për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022. Matilda Çela është e bija e ish ish-kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, i shkarkuar nga vendim të formës së prerë nga organet e vettingut për mungesë profesionalizimi dhe pasuri të pajustifikuara me të ardhura të ligjshme.

Ardjan Karaj është pjesë e listës së kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar dhe prokuror, për vitin akademik 2021-2022. Karaj është i biri i gjyqtarit Rexhep Karaj, i shkarkuar nga Komisioni i vettingut për probleme me pasurinë.

Në këtë listë fituese rezulton edhe Boiken Bendo, i cili është i biri i ish gjyqtarit të Apelit, Agim Bendo, i përjashtuar me vendim të formës së prerë për 15 vite nga drejtësia, pasi ia mbathi nga sistemi për të evituar përballjen me vettingun.

Pjesë e kësaj liste me gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhmes është edhe Amantia Levanaj, e cila është e bija e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gramoz Levanaj, i përjashtuar nga drejtësia për 15 vite me vendim të formës së prerë, pasi dha dorëheqjen për të evituar përballjen me vettingun.

Pjesë e listës, profili prokuror, është Vilma Hasneziri, bashkëshortja e gjyqtarit Luan Hasneziri, i shkarkuar nga Komisioni i vettingut. Gjyqtarit i është refuzuar edhe viza nga Ambasada Amerikane.

Të lartpërmendurit kanë kaluar në filtrat e KLP-së dhe KLGJ-së për pasurinë dhe figurën, ndonëse familjarët e tyre janë shkarkuar për të njëjtat arsye.

Refuzohen dy kandidatë

Zakonisht njerëzit e drejtësisë janë pasuruar pasi janë bërë pjesë të gjykatave dhe prokurorëve, por nuk përjashtohen as rastet e pazakonta, kur kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikojnë pasuritë dhe nuk kalojnë testin e figurës, për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndaluar dy kandidatë për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës, pasi nuk kanë kaluar testin e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës.

Shqiptarja.com mëson se ata janë Arbër Lloshi dhe Ines Dani. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kryer një verifikim të dy kandidatëve mbi kriterin e pasurisë dhe figurës. Në përfundim të procesit, KLP-ja ka krijuar bindjen se dy kandidatët nuk ishin të përshtatshëm për t’u pranuar në Shkollën e Regjistraturës, për t’u bërë më pas pjesë e drejtësisë.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

11/08/2022, 16:02
”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare
Aktualitet

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare

11/08/2022, 14:31
Foto Ilustruese
Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: Nga 14 vatra në 24 orët orët e fundit, 3 janë ende aktive

11/08/2022, 13:37
Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj
Aktualitet

Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj

11/08/2022, 12:55
Qytetarët presin dorëheqjen, Kumbaro “falet” tek përgjegjësia individuale: Qeveria me paketë e re ligjore për sigurinë e jetës
Tirana

Qytetarët presin dorëheqjen, Kumbaro “falet” tek përgjegjësia individuale: Qeveria me paketë e re ligjore për sigurinë e jetës

11/08/2022, 11:58
KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme
Aktualitet

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme

11/08/2022, 10:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Shfaqen shenjat e para të nervozizmit pas ndarjes nga Shakira, Pike godet gazetarin në prani të fëmijëve (Video)

Shfaqen shenjat e para të nervozizmit pas ndarjes nga Shakira, Pike godet gazetarin në prani të fëmijëve (Video)

Anketa/ Çfarë kanë më shumë frikë shqiptarët: korrupsionin apo luftën?

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

“E kanë ndihmuar të mbajë të fshehtë romancën”, Pike në lidhje me studenten 23-vjeçare kur ishte i martuar me Shakirën: Njerëzit e afërt e dinin

“E kanë ndihmuar të mbajë të fshehtë romancën”, Pike në lidhje me studenten 23-vjeçare kur ishte i martuar me Shakirën: Njerëzit e afërt e dinin

11/08/2022, 16:32

Dosja në SPAK: “Elona Guri postiere e parave të pista të Ilir Metës drejt Anglisë, udhëtime të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës”

11/08/2022, 16:32

“Di shumë për shërbimin e fqinjit verior”, Demalia akuza të forta Berishës: Teserën e komunistit e leu me blu, pse nuk tregon si i shërbeu partisë?

11/08/2022, 16:23
Video që po thyen rrjetin në miqësoren Dinamo-Vllaznia, vëmendjen e merr tifozi që po ndahej nga e dashura në telefon

Video që po thyen rrjetin në miqësoren Dinamo-Vllaznia, vëmendjen e merr tifozi që po ndahej nga e dashura në telefon

11/08/2022, 16:08

Anija me 6 mijë ton drithë nga Ukraina, Braçe: Gruri i bujqve shqiptarë ka ngelur pa shitur, ministrja e Bujqësisë të bëjë transparencë

11/08/2022, 16:04

Serbia lobon për tërheqjen e një prej njohjeve të para të Kosovës

11/08/2022, 16:04
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In