Politike12 Prill 2022, 20:10

Ende s’ka hetime për personat ‘non grata’? Frrok Çupi “shigjeton” SPAK: Mos është i paaftë, apo i kap

Shkruar nga Pamfleti
Ende s’ka hetime për personat ‘non grata’? Frrok

Shtëpia jonë është e verbër

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vendimin e DASH dhe Departamentit të Thesarit për të shpallur “non grata” dhe vendosur sanksione ekonomike ndaj një sërë zyrtarësh shqiptar.

Për Report TV, Çupi theksoi se kjo tregon vëmendjen e shtuar të SHBA-së për të luftuar korrupsionin në vendin tonë. Sipas gazetarit, organet e drejtësisë së re në vendin tonë janë shumë të vonuara, pasi ende nuk është hapur asnjë dosje hetimi për 4 personat e shpallur ‘non grata’: Sali Berisha, Vangjush Dako, Tom Doshi dhe Adriatik Llalla.

Çupi ngre dy pyetje, mos vallë SPAK është e papaftë, apo është kapur nga njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Këto dy pyetje duhet të marrin përgjigje, thotë ai, ose besimi në reformën e drejtësisë do dobësohet.

“Për Shqipërinë do të thotë shumë gjëra, një vëmendje e përqendruar i SHBA mbi fatet e vendit tonë. E dyta është një garanci për ne se Amerika është duke transferuar problematikat dhe hallet e këtij populli që nuk i ka zgjidhur me institucionet e veta.

Në vendin tonë nuk ka funksionuar ligji, maxhoranca dh e ligji nuk kanë qenë të zotë të dërgojnë para drejtësisë njerëz të korruptuar. Pas 30 vjetësh kur Shqipëria ndodhet para një intoksikimi total të Shqipërisë thuajse është helmuar nga korrupsioni i 30 vjetëve.

SPAK e vonuar, tani ka ardhur koha për të vënë pikëpyetje para SPAK, nëse vallë është i paaftë, mos vallë është i kapur dhe pjesa më e madhe drejtësisë është kapur prej njerëzve të Berishës dhe Metës. Këto pikëpyetje duhet të marrin rrugë në ditët e ardhshme, nëse nuk ndodh fillon të dobësohet besimi ndaj reformës në drejtësi”, shprehet Çupi.

Kujtojmë se, ditën e djeshme Departamentit të Thesarit ka vendosur sanksione të rënda ndaj ish -deputetit të PS-së Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

Politike DASH Frrok Cupi