alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Endemi, epidemi, pandemi: Ku qëndrojnë dallimet?

16/01/2022, 18:50
ne Bota, Covid-19
A A
Endemi, epidemi, pandemi: Ku qëndrojnë dallimet?

Endemi, epidemi, pandemi: Ku qëndrojnë dallimet?

-Lexo edhe:

Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

SHBA rihap ambasadën në Kiev, Blinken: Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës

Shumë shpresojnë, që virusi i koronavirusit të zhduket sa më shpejt të jetë e mundur. Por, disa virologë janë të mendimit, se ky virus mund të bëhet endemik, pas shfaqjes së “Omicron”. Që do të thotë: Ne duhet të jetojmë me të.


Endemi: Kërcënimi i vazhdueshëm

Një sëmundje, e cila shfaqet rregullisht në rajone të caktuara përcaktohet si endemike. Tek një endemi, numri i të sëmurëve mbetet pak a shumë konstant, ai është më i lartë se tek rajonet e tjear, por nuk rritet me kalimin e kohës. Në një kohë të caktuar sëmuret pak a shumë një numër i njëjtë njerëzish. Shembull tipik për endeminë është malarja. Nga kjo sëmundje sëmuren në vit rreth 300 milionë vetë kryesisht në vend tropike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ishte e mendimit që në maj 2020, se virusi i Coronës mund të bëhet një virus endemik. Variantet Omikron dhe Delta treguan, se virusi përshtatet si gripi. Që do të thotë ai është tani mes njerëzimit, dhe në rajone të caktuara do duhet të mësojmë të jetojmë me këtë, sepse ai nuk do të zhduket më.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Epidemia: Vetëm në një rajon

Për një epidemi flitet atëherë, kur një sëmundje shfaqet në mënyrë të pazakontë e shpeshtuar në një rajon në një kohë të caktuar. Kurse pandemia është një epidemi që kapërcen kufijtë e një vendi apo edhe një kontinenti. Kjo do të thotë para së gjithash, që kontrolli i suksesshëm i sëmundjes varet nga bashkëpunimi i sistemeve shëndetësore të vendeve të ndryshme. E kundërta gjeografike e një pandemie është endemia.

Nëse numri i sëmundjeve në një rajon të caktuar ngrihet mbi nivelin normal të pritshëm endemik, atëherë flitet për epidemi. Por nëse rastet e sëmundjeve janë të lokalizuara vetëm në një vend, flitet për vatër shpërthimi.

Një epidemi krijohet për shembull, kur ndryshon forca goditëse e një virusi të caktuar. Viruset pësojnë mutacione dhe bëhen kështu më infektues. Edhe kur shfaqen sëmundje të reja në një rajon të caktuar mund të kalohet në një epidemi. Kusht për këtë është që sëmundja të transmentohet nga njeriu tek njeriu. Për shembull, sëmundja e lisë, që në fillim të shekullit të 16-të u soll nga pushtuesit europianë të kontinentit në Amerikë. Për shkak se popullsia indigjene nuk kishte qenë kurrë në kontakt më parë me këtë sëmundje, ajo nuk kishte asnjë lloj imunizimi ndaj saj. Sipas disa llogaritjeve, gati 90% e popullsisë indigjene të Amerikës ra viktimë e sëmundjes së lisë.

Pandemia: Përhapje botërore

Kurse kur një sëmundje përhapet përtej vendeve e kontinenteve flitet për një pandemi. Sipas OBSH pandemitë shkaktohen kryesisht nga tipa të rinj virusesh e patogjenësh të tjerë. Këto mund të jenë zoonozat, pra sëmundje që kalojnë nga kafshët tek njeriu. Nëse një sëmundje është e re për njeriun, shumë pak vetë mund jenë imunë ndaj saj. Kjo bën që shumë njerëz sëmuren njëkohësisht. Se sa e rrezikshme apo vdekjeprurëse është ecuria e sëmundjes, varet nga virusi specifik apo gjendja shëndetësore e njeriut.

Por edhe nëse një sëmundje në mënyrë proporcionale në shumicën e rasteve ka ecuri të padëmshme, mundet që numri i të sëmurëve rëndë në një pandemi të jetë shumë i lartë. Kjo lidhet thjesht me atë, që në total janë infektuar shumë vetë me virusin. Një sëmundje tipike që merr përmasa pandemike herë pas here është gripi. Gripi spanjoll në vitin 1918 ka shkaktuar 25-50 milionë viktima, më shumë se në Luftën e Parë Botërore. Por edhe në një pandemi zona të caktuara apo rajone të caktuara mund të mbeten të paprekura prej saj, ishujt apo zonat malore p.sh. Sot trafiku ajror e shton përhapjen e shpejtë të pandemive.

Nocionet epidemi dhe pandemi lidhet në rast normal me sëmundjet ngjitëse. Por për shkak se këto sinjalizojnë emergjencë dhe duhet të veprohet shpejt, përcaktimet përdoren edhe për sëmundje të tjera jo ngjitëse, si për shembull epidemia e diabetit./DW

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE, preket edhe Shqipëria
Bota

Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

18/05/2022, 23:08
Bota

SHBA rihap ambasadën në Kiev, Blinken: Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës

18/05/2022, 22:54
Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?
Bota

Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

18/05/2022, 22:48
Bota

Bjellorusia fut dënimin me vdekje për “aktet terroriste”, Lukashenko dyshohet se po tenton të shtypë opozitën

18/05/2022, 22:47
"Ukraina në një fazë të re të luftës", Zelensky propozon vazhdimin e gjendjes ushtarake
Bota

“Ukraina në një fazë të re të luftës”, Zelensky propozon vazhdimin e gjendjes ushtarake

18/05/2022, 22:42
Foto Ilustruese
Bota

Shërbente si rezervuar karburanti, shpërthen treni i blinduar rus në Melitopol

18/05/2022, 22:26
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Po kthehej në vendlindje, humb jetën në aksident 26-vjeçari shqiptar në Hungari

Po kthehej në vendlindje, humb jetën në aksident 26-vjeçari shqiptar në Hungari

"Ngjarje historike", NASA ka një ftesë të veçantë për shqiptarët

"Ngjarje historike", NASA ka një ftesë të veçantë për shqiptarët

Lajmi i Dites

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07

Lajmet e fundit

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

19/05/2022, 0:04
Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

18/05/2022, 23:09
Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE, preket edhe Shqipëria

Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

18/05/2022, 23:08

Mirë që “ikën”, po pse njëherësh: Berisha bën si Jobs, Meta si “Mesia”, Kryemadhi…!

18/05/2022, 22:59

SHBA rihap ambasadën në Kiev, Blinken: Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës

18/05/2022, 22:54
Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

18/05/2022, 22:48
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #salianji #presidenti #edirama #kryeminister
  • Deklarata e Ilir Metës për të hedhur në gjyq ‘Kronen Zeitung’ është si premtimi i Sali Berishës për të hedhur në gjyq në Paris Antoni Blinken

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #president #gazeta #austria #saliberisha #edirama #lulzimbasha
  • Ai vendim i qeverisë amerikane shkaktoi natyrisht një shock politik në Shqipëri, e në radhë të parë tek opozita shqiptare, e cila e kishte pasur Sali Berishën lider të saj për 30 vjet.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #nongrada #amerika #politik #spak #korrupsion

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In