Aktualitet29 Qershor 2022, 23:01

Energjia elektrike në Maqedoninë e Veriut do të shtrenjtohet me 7.4%

Shkruar nga Pamfleti
Energjia elektrike në Maqedoninë e Veriut do të shtrenjtohet me

Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prej 1 korrikut do të shtrenjtohet mesatarisht për 7.4%, kumtoi kryetari i Komisionit Rregullator Marko Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp. Siç tha ai, kjo rritje i përfshin 98.8% të amvisërive.

“Çdo amvisëri do të paguajë çmim të ndryshëm sipas blloqeve. Për 59.9% të amvisërive do të ketë rritje prej 6.6%, për 35.5% prej 6.7 deri 8.8%, për 3.4% prej 8.8 deri në 11.2% dhe për 1.2% rritja do të jetë prej 11.4% deri në 99%”, tha Bislimovski, transmeton Pamfleti.

Ai tha se rritja e çmimit do të rritej për 17.74% nëse nuk do të vendoseshin blloqet.

Ai tha se blloqet vlejnë vetëm për tarifën e shtrenjtë të rrymës dhe jo për të lirën.

“Nëse një konsumator ka harxhuar 1100 khW , 210 kilovat orët e para do të tarifohen me çmimin e bllokut të parë. Nga 210 në 630 khW , që do të thotë, 420 khW do të tarifohen me çmimin e bllokut të dytë. Nga 630 khW në 1050 khW ose 420 khW të mbetura do të tarifohen me çmimin e bllokut të tretë. Nga 1050 në 1100, vetëm 50 khW e mbetura do të tarifohen sipas bllokut të katërt”, tha Bislimovski.

Shkupi