Sport2024-06-15 22:55:00

Shqipëria shkruan historinë me golin më të shpejtë, por jo me rezultatin; kuqezinjtë mposhten nga Italia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria shkruan historinë me golin më të shpejtë, por

Shqipëria ia del të shkruajë historinë në “EURO 2024” me golin më të shpejtë në Europian, pas 25 sekondave lojë por jo me rezultatin e arritur në këtë sfidë të luajtur në “Signal Iduna Park”, të mbushur tej për tej me tifozë kuq e zi. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo është mposhtur 2-1 nga Italia, rezultat i cili u vendos në pjesën e parë të takimit.

Kuqezinjve u mjaftuan vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Europës dhe realizuan golin më të shpejtë.

Një aksion i magjishëm i kuqezinjve u finalizua më së miri nga “fantazisti”, Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një këndi i ngushtë mposhti portierin Donaruma.


Vetëm 11 minuta pas golit të kuqezinjve, “Axurrët" arritën të tundnin rrjetën e Tomas Strakoshës me anë të Bastonit.

Një krosim fantastik në zonë kapet bukur me kokë nga mbrojtësi Alesandro Bastoni, i cili me një goditje fantastike me kokë dërgoi topin në rrjetën e kuqezinjve.


Në minutën e 16, sulmet e vazhdueshme të italianëve sollën golin e dytë për “Axurrët”. Asani largoi topin në mënyrë të gabuar dhe Barela gjuajti në rrjetën e Strakoshës.


Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë përballë Kroacisë më 19 qershor në orën 15:00, ndërsa Italia do të “përplasë brirët” me Spanjën në një duel titanësh më 20 qershor në orën 21:00.

shqipëria italia "euro 2024"