Sport 4 Tetor 2019, 12:16

Epidemi dëmtimesh, Zidane mbetet pa asnjë alternativë

Shkruar nga Pamfleti

Reali i Madridit po kalon një moment tepër negativ, me “Los Blancos” që vijnë pas barazimit zhgënjyes ndaj Club Brugge në Champions. Të besuarit e Zidane do të luajnë ndaj Granadas ditën e nesërme, me trajnerin që merr lajme të hidhura nga infermieria.

Marcelo është i dëmtuar dhe do të mungojë, së bashku me Nachon dhe Ferland Mendy, duke e lënë Zidane pa asnjë alternativë në krahun e majtë. Përveç rezultateve dhe lojës zhgënjyese, tashmë numri një i stolit madrilen, duhet të përballet dhe me dëmtimet e shumta të lojtarëve të tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Real Madrid Zinedine Zidane