
Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme pamje të tjera nga incidenti i 5 Janarit në detin Egje mes rojes bregdetare greke dhe palës turke.
Gazeta greke Protothema shkruan se një anije turke ka bërë një sërë manovrash të rrezikshme me qëllim përplasjen e anijes greke por ekuipazhi i saj është përgjigjur me të shtëna paralajmëruese.
Menjëherë pas të shtënave paralajmëruese, anija turke u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa një roje bregdetare bërtiste “Kthehuni po jua mbajti”.
Ishin peshkatarët grekë ata që njoftuan autoritetet portuale për lëvizjet e turqve dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm.
“Një varkë patrullimi e Gardës Bregdetare Helene lundroi në zonën detare për t’iu afruar tre mjeteve lundruese turke që kishin kaluar ne ujërat territoriale greke nën mbikëqyrjen e një mjeti lundrues të Rojes Bregdetare Turke. Fillimisht turqit tentuan të largonin anijen greke nga zona dhe më pas tentuan ta përplasnin. Ekuipazhi i Rojës Bregdetare Helene u detyrua të gjuante të shtëna paralajmëruese.” tha roja bregdetare greke.
Pamjet janë përfaqësuese të sfidave të mëdha me të cilat përballet Turqia, e cila po kërkon një episod të nxehtë që do të vërë “zjarr” në Egje.
Gjithçka ka ndodhur ditën e enjte, 5 janar 2023. Një mjet lundrues i rojes bregdetare greke është nisur drejt zonës detare në juglindje të Farmakonissi, brenda ujërave territoriale greke, për të identifikuar tre anije peshkimi turke.
Peshkatarët grekë kanë njoftuar autoritetet portuale për lëvizjet e turqve dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm. Një varkë patrulluese lundruese e rojes bregdetare greke lundroi në zonën detare për t’iu afruar tre mjeteve lundruese turke që kishin pushtuar ujërat territoriale greke nën mbikëqyrjen e një anijeje të Rojës Bregdetare turke .
Ekuipazhi i anijes së Rojës Bregdetare u detyrua të gjuante të shtëna paralajmëruese “në një zonë të sigurt”, tha roja bregdetare, duke e detyruar anijen turke të largohej dhe të shkonte në lindje drejt bregdetit turk. Sipas informacioneve jozyrtare të protothema.gr
Në muajt e fundit, numri i incidenteve kufitare me anijet detare turke, të lidhura me shkeljet e ujërave territoriale greke, shkon në 50 dhe kanë të bëjnë me të gjithë zonën e gjerë të Egjeut lindor . nga rrethet e rojeve bregdetare që kanë një pasqyrë të plotë dhe të qartë të gjithçkaje që ndodh çdo ditë në kufijtë detarë të vendit.