
PL mban sot Konventën Kombëtare, zgjidhet Komiteti Drejtues; hapet formalisht gara për kryetarin e partisë
Tentativat e fundit të Partisë Socialiste për ta izoluar, duket se kanë frikësuar Ilir Metën. Sikurse thonë në të tilla raste, “mbrojtja më e mirë është sulmi”, dhe kreu i Partisë së Lirisë e ka shfrytëzuar takimin me qytetarët e Kuçovës për t’u viktimizuar duke risjellë në kujtesë hesapet e vjetra.
I zhytur deri në fyt, dhe “pa sy e faqe” për t’iu kërkuar vota qytetarëve të Kuçovës pas braktisjes që iu bëri LSI-ja përmes djegies së mandateve, ish-Presidenti pretendon se faji ishte i Lulzim Bashës. Sipas Metës, ish-kryedemokrati ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të djegur mandatet në vitin 2019 dhe mos marrë pjesë në zgjedhje.
Për kryetarin e Partisë së Lirisë, Basha është marr peng nga Rama për çështjen e rublave ruse, dosje të cilën kreu i qeverisë ia mbylli më pas në prokurori. Rama është një finok i cili ia doli të bënte për vete “Lulushin” dhe ata vijojnë bashkëpunimin, është shprehur Meta.
“U tregua finoke Rilindja duke kapur Lulushin, mirëpo 5 vjet 9 vjet, nuk vazhdon dot kjo pafund, kjo histori teatër. Situata është më dramatike për Rilindjen se nuk shikon dritë në fund të tunelit. Poshtëruesin Lulishi, se ishte ai që në mënyrë të koordinuar, se kishte kapur peng ai dhe i mbylli çështjen, e kishte planifikuar prej kohësh djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhjet vendore. Lulushi nuk pranoi as të regjistrohet në KQZ. Pse? Ishte interesi i PD që të mos regjistrohej. Respekto dekretin e presidentit që e kërkove vetë. Nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli. Se ka ardhur në Shqipëri me zero investim dhe sot falë mashtrimeve të tij është kudo në çdo aferë bashkë me Edi Ramën. Edhe sot që po flasim janë bashkë kundër pluralizmit politik, janë bashkë për të shkatërruar opozitën,. Se kanë ardhur nga jashtë në Shqipëri, që të dy, kanë ardhur me porosi dhe sillen si ata kolonizatorët që shkon në vende të tjera i shfrytëzon, të merrnin ca të merrnin. Por llogaritë i kanë bërë gabim, pluralizmi nuk është ekzekutuar, por të triumfojë shumë shpejt, llogaridhënia do të jetë për të gjithë këtë bastardë që kanë dhunuar Kushtetutën e Shqipërisë kanë bërë teatër, kanë trilluar përplasje të mirë orkestruara, janë përgjegjës për këtë situatë të rëndë të vendit. Ndaj edhe njëherë motra e vëllezër ju siguroj që PL dhe Ilir Meta do jenë në krye të kësaj betejë që garanton rivendosjen e plotë të pluralizmit dhe ndëshkimin e merituar për të gjithë ata bastardë që duan të frikësojë shqiptarë, që vjedhin shqiptarët dhe duan t’i poshtërojnë.
Ata i kanë bërë llogaritë shumë gabim dhe kam frikë se nuk do kenë kohë as të pendohet, sepse padurimi i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm, përpjekjet e tyre për të instaluar regjimin monist kanë përfunduar. Në zgjedhjet e ardhshme vendore opozita do fitojë bindshëm dhe PL do të ketë një kontribut madhor për këtë çështje”- tha Meta.
Partia Socialiste duket se ka vendosur t’i shkojë deri në fund “luftës” me ish-presidentin Ilir Meta, teksa një ditë pas miratimit të ligjit për hapjen e plotë të dosjeve të Sigurimit, kreu i grupit socialist Taulant Balla njoftoi depozitimin në Kuvend të dy projektligjeve: për të ndërhyrë në ligjin e dekriminalizimit dhe ligjin për partitë politike, me qëllim që spiunët e Sigurimit të mos jenë deputetë, kryetarë bashkish si dhe të mos drejtojnë parti.