Bota 3 Janar 2023, 20:49

Erdogan do të bisedojë të mërkurën me Putin-in dhe Zelensky-in

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan do të bisedojë të mërkurën me Putin-in dhe

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka në plan të zhvillojë biseda telefonike me homologun e tij ukrainas dhe rus Volodymyr Zelensky-i dhe Vladimir Putin të mërkurën e 4 janarit.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi turk “NTV”, duke cituar këshilltarin e Erdogan-it, Ibrahim Kalin.

Ai nuk dha detaje të tjera se për çfarë planifikon të flasë presidenti turk. Më herët, agjencitë ruse raportuan për bisedën e planifikuar telefonike mes presidentëve të Turqisë dhe Rusisë.

Erdogan foli për herë të fundit me Zelensky-in më 11 dhjetor.

Asokohe bëhej fjalë për ndihmën humanitare të Turqisë, “marrëveshjen e grurit”, situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s dhe “formulën e paqes”.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Federatës Ruse, Turqia refuzoi të vendoste sanksione kundër Rusisë, duke diktuar rolin e saj si ndërmjetësuese midis palëve ndërluftuese.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, deklaroi në fillim të dhjetorit se Ankaraja pret të shohë një “pamje më të qartë” të një armëpushimi në luftë ose një kthim në tryezën e bisedimeve deri në pranverën e vitit 2023.

Bota Erdogan Putin Zelensky