Së fundmi Turqia ka akuzuar SHBA-në për vrasjen e 13 pengjeve turq në Irak nga militanët kurdë. Në një deklaratë, Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka thënë se militantët separatistë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është përgjegjëse për ekzekutimin e 13 pengje turq të mbajtur në një shpellë në Irakun verior. Erdogan i kërkoi SHBA-së që të anullojë mbështetjen e tyre.
Ndërsa Departamenti i Shtetit në SHBA shkroi në Tëitter: Nëse konfirmohen raportet e vdekjes së civilëve turq në duart e PKK, një organizatë e caktuar terroriste, ne e dënojmë këtë veprim në termat më të fortë të mundshëm.
“Ju sigurisht jeni mbashtetës i tyre dhe prapa tyre. Nëse do të vazhdojmë së bashku me ju në këtë botë, në NATO, ju nuk duhet të jeni në anën e terroristëve,” tha Erdogan.
Kujtojmë se 13 pengjet turq janë vrarë ditën e djeshme në qytetin Gara. Për këto vrasje Turqia akuzon organizatën terroriste PKK.