Aktualitet14 Qershor 2019, 16:18

Erdogan kërkoi fitim të garantuar për aeroportin e Vlorës, në “çmim” dhe gylenistët. Dështojnë negociatat

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan kërkoi fitim të garantuar për aeroportin e Vlorës,

Erdogan kërkoi fitim të garantuar për aeroportin e Vlorës, në “çmim” dhe gylenistët. Dështojnë negociatat

Turqit kërkuan kompensim të lartë në drejtim të garantimit të fluksit të pasagjerëve, gjë që nuk u pranua nga qeveria shqiptare. Përfshihej dhe dorëzimi i gjithë qytetarëve turq, ndjekës të Gylenit, tek Erdogani, që s’lejohet nga amerikanët. Gati gara e re ndërkombëtare

Turqit e Erdogan kanë kërkesa tepër të larta për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pasi kërkojnë një fitim të garantuar, ka apo nuk ka pasagjerë për linjat ajrore.

Eshtë e njejta skemë që kishte futur Berisha për koncesionet e HEC-eve, të cilët do të kishin një fitim të garantuar, prodhojnë ose jo dhe me një çmim shumë të lartë për kilovat.

Njëherësh brenda “çmimit” kompania turke ka futur dhe dorëzimin e “gylenistëve” sipas listës së dorëzuar në Ministrinë e Jashtme kohë më parë nga ambasadori i Turqisë.

Por negociatat me konsorciumin turk, që u ofrua për ndërtimin e aeroportit në Vlorë dështuan për shkak të kompensimit të lartë që kërkohej prej tyre në drejtim të garantimit të fluksit të pasagjerëve.

Ka qënë zv. ministri Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ai që ka zbuluar për herë të parë arsyen e dështimit të negociatave, ndërsa theksoi se aktualisht përgatiten terma e referencës për hapjen e garës ndërkombëtare.

Por, teksa zbatimi i këtij projekti duket i largët, edhe për uljen e çmimit të biletave ajrore do të duhet kohë.

Deklaratat u bënë gjatë diskutimit të marrëveshjes mes shtetit shqiptar e qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, e cila ka për qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme lehtësuese për operatorët e transportit ajror dhe lëvizjen pa pengesa për shtetasit”.

Kështu, procedurat për dhënien me koncesion të Aeroportit të Vlorës do të nisin nga e para. Ministria e Infrastrukturës konfirmon se afati i ligjit, që autorizonte qeverinë për negocimin e marrëveshjes me konsorciumin turk prej 3 kompanish që kishte paraqitur ofertë konkrete, ka përfunduar dhe nuk ka firmosje kontrate, ndërkohë që njëkohësisht po përgatitet një garë ndërkombëtare për këtë koncesion.

Në planet e qeverisë është që ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Aeroportit të Vlorës të jepet me koncesion për 35 vite.

Interesi, sipas Ministrisë së Infrastrukturës është i lartë nga investitorët, ndërsa procesi i ri, që do të jetë një garë ndërkombëtare, do të përmbushë të gjitha kushtet ligjore dhe elementet e transparencës.

Procedurat e ndjekura dhe vetë propozimi për koncesionin e aeroportit në Akërni të Vlorës patën shkaktuar shumë debate.

Skema parashikonte një nivel dysheme të ardhurash vjetore, sipas një formule koncesioni të ngjashme me atë të mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës. Nëse kjo e ardhur nuk arrihet nga shfrytëzimi i aeroportit, atëherë qeveria i paguante koncesionarit diferencën nga buxheti i shtetit.

Nuk dihet nëse konsorciumi turk, i përbërë prej “Cengiz Construction”, “Kalyon” dhe “Kolin Construction”, do të jetë pjesë e garës apo jo. Po ashtu nuk dihet nëse procedura e re e koncesionit do të përmbajë përsëri formulën e garantimit të të ardhurave mimale nga buxheti i shtetit.

Por ajo që nënkuptohet është se në çmimin shumë të lartë që kërkonin turqit, përfshihej edhe dorëzimi i gjithë qytetarëve turq, që janë ndjekës të Gylenit, tek Erdogani, gjë që nuk e lejojnë amerikanët./Pamfleti/

Kryesore Erdogan kërkoi fitim të garantuar për aeroportin e Vlorës në “çmim” dhe gylenistët. Dështojnë negociatat