Bota 6 Shtator 2022, 19:04

Erdogan nuk bën hapa pas, paralajmëron Greqinë nga Bosnja: Nëse vijojnë të na kërcënojnë, durimi ynë do mbarojë

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan nuk bën hapa pas, paralajmëron Greqinë nga Bosnja:

Lufta e kërcënimeve mes Greqisë dhe Turqisë, duket se do të vazhdoj të nxehet ende pasi asnjëra palë nuk po bën prapa me deklarata e tyre.

Presidenti turp Rexhep Taip Erdogan, pasditen e sotme bëri sërish një deklaratë provokuese kundër Greqisë, pak orë pas kërcënimeve të tij ku thoshte se “mund të vijmë papritur një natë”.

Erdogan, i cili ndodhet në një takim zyrtarë në Bosnje-Hercegovinë, përsëriti gjatë një konference të përbashkët për shtyp deklaratat e bëra pak kohë më parë se Ankaraja, do të bëjë atë që është e nevojshme në rast se vazhdojnë “kërcënimet e paligjshme” të Greqisë.

Presidenti turk tha: “Ata kanë ishuj, kanë baza në ato ishuj dhe nëse vazhdojnë kërcënimet e tyre të paligjshme, durimi ynë do të mbarojë. Ajo që po ju them nuk është fantazi. Kur themi mund të vijmë brenda natës, kur të vijë koha do të vijmë brenda natës”.

Duke përforcuar deklaratat, Erdogan po rritur akoma më shumë tensionet mes dy vendeve të cilat duket se janë shumë pranë nisjes së një konflikti të mundshëm.

Bota #Erdogam Greqi tensionet