“Sulltani” i Ankarasë, i cili ndodhet në mes të një fushate elektorale, kërkon ta kthejë fushatën e zgjedhjeve presidenciale në një referendum pro dhe kundër SHBA-së në Turqi.
Pa kaluar as pak orë pas sulmit terrorist në Stamboll, ku natyrisht hetimet janë në fazën fillestare, qeveria turke që udhëhiqet nga Rexhep Tajipp Erdogan i ka vënë fajin Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ende pa folur ekspertiza e mjekësisë ligjore, ende pa folur personi i akuzuar si e dyshuar kryesor për aktin terrorist në sheshin Taksim të Stambollit, ministri i Brendshëm turk ka deklaruar se “nuk pranojmë ngushëllime nga ambasada e SHBA”.
I gjithë ky sulm politik është krejt pa logjikë mbi faktin, sepse ende nuk është zbuluar çfarë ka ndodhur, dhe pse SHBA ka dorë mbi ngjarjen.
Por fakt është që “Sulltani” i Turqisë moderne është terrorizuar nga fitorja e demokratëve në Kongres, pasi ata e konsiderojnë Rexhep Tajip Erdogan një tiran.
Dhe sulltani i Ankarasë, i cili ndodhet në mes të një fushate elektorale, kërkon ta kthejë fushatën e zgjedhjeve presidenciale në një referendum pro dhe kundër SHBA-së në Turqi. Pasi ndryshe nuk ka asnjë gjë të re çfarë të ofrojë si alternativë zhvillimi për vendin e tij.
Por aspekti më i rrëzikshëm këtu është se Erdogan në mënyrë urgjente ka urdhëruar ndjekësit e tij në Shqipëri që të marrin një qëndrim të qartë antiamerikan.
Një person i njohur si përkrahës i Turqisë, i cili edhe financohet nga qarqe të rëndësishme financiare për të publikuar idetë e vizionin neotoman, ka deklaruar se ka disa qarqe perëndimore që e duan Turqinë të rrëzuar. Kur në fakt nuk ka asnjë argument politik që e do Turqinë të rrëzuar, por ka një qëndrim të hershëm që Turqinë e do sekolare demokratike dhe besnike të NATO-s. Ndërkohë që tashmë është e qartë se Erdogan është një mik i afërt i Vladimir Putinit, të cilit i bleu edhe sisteme raketash, gjë që nuk e ka bërë asnjë anëtar i Aleancës së Alantikut të Veriut.
Në reagimet mbi komentin e “analistit” dallohet një kleçkë e rrezikshme. Njerëz që njihen si përkrahës të Erdoganit akuzojnë direkt SHBA si autore të atentatit terrorist në sheshin Taksim. Ndërkohë që të gjitha forcat politike opozitare turke nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Erdogan, jo vetëm po e shfrytëzon këtë atentat për arsye politike, por po eksporton këtë lëvizje antiamerikane edhe në Shqipëri. E siç e kemi thënë, po e bën në radhë të parë me ndjekësit e tij në Tiranë. Ku më i rëndësishmi është sivëllai i tij kryeministër Edi Rama. E kjo për vendin është shumë e rrezikshme…/Pamfleti