Aktualitet27 Maj 2022, 11:11

Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali në Fier; “Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë

Shkruar nga Pamfleti
Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali

Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali në Fier; “Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë

Pse “Sulltani” i Turqisë, po e quan “Jezit” Bablokun e Shqipërisë?/ Në fillim të muajit maj 2022, sipas kontratës mes dy qeverive, ishte vendosur të shtoheshin dhe 20 mjekë specialistë në “Spitalin e vëllazërisë historike e vazhdimësisë”, siç e quajti Edi Rama ditën e inaugurimit, por prishja e vëllazërisë për pazare të pista, po largon dhe ata mjekë që ka dërguar

Filloi me bujë të madhe dhe po përfundon si “hallvë e ftohtë”, vëllazëria e krijuar mes Erdogan e Ramës në 4 vitet e fundit, që kulmoi me dhurimin e një avioni, me 90% të një linje ajrore dhe ndërtimin dhuratë  të  spitalit në Fier.

Këtë javë, “Pamfleti” raportoi, se Erdogan, përveç bllokimit të 10 marrëveshjeve që firmosi me Edi Ramën më 6 e 17 janar 2022 në Ankara dhe Tiranë, ka vërsulur dhe “jezitët” e tij mes klerikëve në Shqipëri, për të sulmuar Komunitetin Musliman Shqiptar.

Hakmarrjet e Erdogan, kanë vazhduar dy ditë më parë, me tërheqjen e 13 mjekëve specialistë turq nga spitali “Memorial” i Fierit, të cilët “de facto” do largohen më 31 maj 2021; kur sipas kontratës do shtoheshin edhe 20 mjekë të tjerë, por shenjat tregojnë se do ikin të gjithë.

Sipas Marrëveshjes më 11 nëntor 2021, kontrata e mjekëve shtetërorë turq përfundon në muajin nëntor 2024, por “sulltanit” Erdogan, duket se i është sosur durimi nga dredhitë dhe mos-mbajtja e fjalës prej Edi Ramës, i cili i ka premtuar luftën kundër gylenistëve që janë në Shqipëri.

Puna e përbashkët në spitalin e Fierit, do vazhdonte në fazë kalimtare 3 vjeçare, me administrim nga turqit, pastaj do dorëzohet te qeveria shqiptare si dhuratë në pronësi e administrim të plotë. Mirëpo, pa mbushur viti, Erdogan po e shkëput dhe këtë marrëveshje, duke e bërë “haram” spitalin “Memorial” të Fierit, të cilin ditën e inaugurimit më 21 prill 2021, kryeministri Edi Rama  e quajti: – “Vepër e vëllazërisë historike dhe e vazhdimësisë”.

Ndërsa Erdogan, në fjalën e tij përshëndetëse virtualisht nga sarajet e Ankarasë, tha: – “Spitali tregon se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, po forcohen nga dita në ditë, duke krijuar partneritetin tonë strategjik afatgjatë si vëllezër, falë korrektësisë së kryeministrit Edi Rama”.

Kujtojmë, se deri tani stafi mjekësor turk ka qenë 38 persona, ndërsa më 1 qershor 2021, do bëhej 58 mjekë infermierë në total, të cilët paguhen në këtë nivel: Mjeku 305 mijë lekë të reja në muaj, kryeinfermieri 277 mijë lekë dhe infermieri 180 mijë lekë; ndërsa mjekët shqiptarë në paguhen me 80 mijë lekë në muaj, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë lekë.

Bie në sy, se pagat e personelit turk janë 3.5 herë më të larta se mjekët shqiptarë, të financuara nga qeveria shqiptare, pa llogaritur fjetjen e ushqimin në hotel dhe udhëtimet falas, 2 herë në muaj në linjën Shqipëri-Turqi e kthim me “Air Albania”./Pamfleti

Kryesore #“Haram” të qoftë spitali në Fier #“Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë #xhevap Ramës Erdogani