alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali në Fier; “Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë

27/05/2022, 11:11
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali në Fier; “Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë

Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali në Fier; “Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë

Pse “Sulltani” i Turqisë, po e quan “Jezit” Bablokun e Shqipërisë?/ Në fillim të muajit maj 2022, sipas kontratës mes dy qeverive, ishte vendosur të shtoheshin dhe 20 mjekë specialistë në “Spitalin e vëllazërisë historike e vazhdimësisë”, siç e quajti Edi Rama ditën e inaugurimit, por prishja e vëllazërisë për pazare të pista, po largon dhe ata mjekë që ka dërguar

Filloi me bujë të madhe dhe po përfundon si “hallvë e ftohtë”, vëllazëria e krijuar mes Erdogan e Ramës në 4 vitet e fundit, që kulmoi me dhurimin e një avioni, me 90% të një linje ajrore dhe ndërtimin dhuratë  të  spitalit në Fier.


-Lexo edhe:

Mbyllet dita e parë e Samitit të BE-së/ Ukraina “fituesja e madhe”, Tirana dhe Shkupi “në dorë” të Bullgarisë

Etleda Çiftja e Veting përjashtohet nga seancat për falsifikime e lidhje me krimin; KPK ta pezullojë, SPAK ta arrestojë

Këtë javë, “Pamfleti” raportoi, se Erdogan, përveç bllokimit të 10 marrëveshjeve që firmosi me Edi Ramën më 6 e 17 janar 2022 në Ankara dhe Tiranë, ka vërsulur dhe “jezitët” e tij mes klerikëve në Shqipëri, për të sulmuar Komunitetin Musliman Shqiptar.

Hakmarrjet e Erdogan, kanë vazhduar dy ditë më parë, me tërheqjen e 13 mjekëve specialistë turq nga spitali “Memorial” i Fierit, të cilët “de facto” do largohen më 31 maj 2021; kur sipas kontratës do shtoheshin edhe 20 mjekë të tjerë, por shenjat tregojnë se do ikin të gjithë.

Sipas Marrëveshjes më 11 nëntor 2021, kontrata e mjekëve shtetërorë turq përfundon në muajin nëntor 2024, por “sulltanit” Erdogan, duket se i është sosur durimi nga dredhitë dhe mos-mbajtja e fjalës prej Edi Ramës, i cili i ka premtuar luftën kundër gylenistëve që janë në Shqipëri.

Puna e përbashkët në spitalin e Fierit, do vazhdonte në fazë kalimtare 3 vjeçare, me administrim nga turqit, pastaj do dorëzohet te qeveria shqiptare si dhuratë në pronësi e administrim të plotë. Mirëpo, pa mbushur viti, Erdogan po e shkëput dhe këtë marrëveshje, duke e bërë “haram” spitalin “Memorial” të Fierit, të cilin ditën e inaugurimit më 21 prill 2021, kryeministri Edi Rama  e quajti: – “Vepër e vëllazërisë historike dhe e vazhdimësisë”.

Ndërsa Erdogan, në fjalën e tij përshëndetëse virtualisht nga sarajet e Ankarasë, tha: – “Spitali tregon se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, po forcohen nga dita në ditë, duke krijuar partneritetin tonë strategjik afatgjatë si vëllezër, falë korrektësisë së kryeministrit Edi Rama”.

Kujtojmë, se deri tani stafi mjekësor turk ka qenë 38 persona, ndërsa më 1 qershor 2021, do bëhej 58 mjekë infermierë në total, të cilët paguhen në këtë nivel: Mjeku 305 mijë lekë të reja në muaj, kryeinfermieri 277 mijë lekë dhe infermieri 180 mijë lekë; ndërsa mjekët shqiptarë në paguhen me 80 mijë lekë në muaj, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë lekë.

Bie në sy, se pagat e personelit turk janë 3.5 herë më të larta se mjekët shqiptarë, të financuara nga qeveria shqiptare, pa llogaritur fjetjen e ushqimin në hotel dhe udhëtimet falas, 2 herë në muaj në linjën Shqipëri-Turqi e kthim me “Air Albania”./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Liderët e unionit dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për një foto familjare pas Samitit të BE-së në Bruksel, 23 qershor
Kryesore

Mbyllet dita e parë e Samitit të BE-së/ Ukraina “fituesja e madhe”, Tirana dhe Shkupi “në dorë” të Bullgarisë

23/06/2022, 14:17
Etleda Çiftja e Veting përjashtohet nga seancat për falsifikime e lidhje me krimin; KPK ta pezullojë, SPAK ta arrestojë
Kryesore

Etleda Çiftja e Veting përjashtohet nga seancat për falsifikime e lidhje me krimin; KPK ta pezullojë, SPAK ta arrestojë

23/06/2022, 13:06
Editorial

Liderët e Ballkanit të Hapur i urrejnë reflektorët e BE-së

23/06/2022, 12:28
SHBA nis ‘operacionin’ “post Rama”: Udhëheqja e re, nga diaspora?!
Kryesore

SHBA nis ‘operacionin’ “post Rama”: Udhëheqja e re, nga diaspora?!

23/06/2022, 12:27
Mafiozi i “Bolv Oil” me kapital 8.1 milionë Euro, investon 90 milionë kompleks me vila luksoze në Farkë. Kush po e heton Behar Çukajn?
Anti-Mafia

Mafiozi i “Bolv Oil” me kapital 8.1 milionë Euro, investon 90 milionë kompleks me vila luksoze në Farkë. Kush po e heton Behar Çukajn?

23/06/2022, 10:53
Aktualitet

Ku bie ndesh Ballkani i Hapur me Procesin e Berlinit?

23/06/2022, 10:33
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Një flamur ukrainas valëvitete mbi shtëpitë e shkatërruara në Moschun, afër Kievit, maj 2022

Analiza e New York Times: Dy mënyra si do të përfundojë lufta në Ukrainë

Agresioni rus në Ukrainë, Lavrov: Përpjekjet e NATO-s për të dominuar botën do të dështojnë

Agresioni rus në Ukrainë, Lavrov: Përpjekjet e NATO-s për të dominuar botën do të dështojnë

Lajmi i Dites

SHBA nis ‘operacionin’ “post Rama”: Udhëheqja e re, nga diaspora?!

SHBA nis ‘operacionin’ “post Rama”: Udhëheqja e re, nga diaspora?!

23/06/2022, 12:27

Lajmet e fundit

"Turp!" Rama vërshon në kritika ndaj Brukselit: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri, edhe nën pushtim lëviznin pa viza

“Turp!” Rama vërshon në kritika ndaj Brukselit: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri, edhe nën pushtim lëviznin pa viza

23/06/2022, 15:19

“Turp që mbahen peng dy vende të NATO-s”, Rama: Bllokada jo vetëm për shkak të Bullgarisë, nuk ka frymë në BE

23/06/2022, 15:17

Rama sulme dhe ironi ndaj Brukselit: Ndoshta shekullin tjetër do të anëtarësohemi në BE

23/06/2022, 15:09

Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski flasin pas Samitit të BE, kryeministri maqedonas: BE të mbajë fjalën, s’mund të jemi peng i Bullgarisë

23/06/2022, 15:00

Presidentja e KE-së anulon konferencën për shtyp pas samitit, ia lë vendin Ramës, Vuçiç dhe Kovaçeskit

23/06/2022, 14:57

Rama i kërkon ‘llogari’ Macron dhe injoron kryeministrin bullgar, Michel e Von der Leyn shkrihen së qeshuri; çfarë nuk u pa nga Samiti në Bruksel

23/06/2022, 14:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In