Aktualitet30 Shtator 2022, 21:19

ERE "rrëzon" Ramën: Vendimi për çmimin e energjisë mbetet në fuqi, do rishikohet vetëm nëse ndryshojnë kostot

Shkruar nga Pamfleti

Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se qeveria është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kWh.

Enti Rregualltor shprehet se vendimi do mbetet në fuqi, duke shtuar se ndryshimi varet nga ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. Sipas saj, për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor vendimi është marrë dhe çmimet i janë bërë të ditura publikut, por do rishikohen në bazë të çmimimt me të cilin Furnizuesi i Shërbimit Universal e blen energjinë te KESH-i.

Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal, ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022. Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë“, shprehet ERE.

Më tej ajo ka theksuar se gjithçka do varet nga çmimi me të cilin do të blihet energjia. Pra nëse kostot janë të ulta çmimi nuk ndryshon, por nëse kostot rriten, atëherë zbatohet fasha mbi 800 kWh. Edhe pse Rama e bëri taksative se për tetorin nuk ndryshon çmimi, ERE shprehet se kjo do varet nga çmimi me të cilin do blihet energjia te KESH.

Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjitike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Për shembull, nëse për muaji tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6Lekë/kWh, dhe çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5Lekë/kWh”, thuhet në reagim.

Kryesore çmimi i energjisë ERE